Marrëveshja sekrete me Pfizer për vaksinën, Meta flet para miratimit në Kuvend: Unë jam për transparencë totale…

Hënë, 18 Janar 2021 16:56

 

Në lidhje me marrëveshjen e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer, për marrjen e vaksinës anti Covid, marrëveshje e cila është cilësuar sekret shtetëror, ka folur edhe Presidenti Ilir Meta.

Nga qyteti i Vlorës, i pari i shtetit i është përgjigjur pyetjeveë të gazetarëve, pak orë para se sot kjo marrëveshje të shkojë në parlament për t’u miratuar.
Presidenti Meta e vuri theksin tek transparenca, si një instrument që rrit besimin tek publiku për procesin e vaksinimit.

 

Sipas kreut të shtetit, edhe kur pi një pije si Coca-Cola, duhet ta dish kur është prodhuar apo kur skadon.

“Unë jam për transparencë totale se dhe kur pi një Coca-Cola duhet ta kesh kohën kur është prodhuar e kohën kur skadon. Kjo ndihmon për forcimin e besimit se dhe kjo luftë me pandeminë është çështje besimi. Gjithë institucionet duhet të bëjnë gjithçka për të rritur këtë besim përmes transparencës dhe sigurisë maksimale që i duhet ofruar publikut”, tha kreu i shtetit.

Kujtojmë që marrëveshja me Pfizer që ratifikohet sot në Kuvend ka kushtet e konfidencialitetit dhe deputetët do të njihen me çdo detaj të saj, por ajo është cilësuar sekret shtetëror dhe ata nuk kanë të drejtë të nxjerrin asnjë informacion.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...