Kryemadhi ndalet në Bradashesh: Problemet kryesore janë mungesa e vendeve të punës dhe infrastruktura

Hënë, 18 Janar 2021 20:21

 

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas Papërit është ndalur në një tjetër fshat të injohur të Elbasanit, Bradashesh.

Kryemadhi ka deklaruar se është mikpritur në mënyrë të jashtëzakonshme nga banorët, teksa konstaton disa probleme të zonës.

 

Sipas saj vendet e punës dhe infrastruktura janë ndër problemet me të cilat po përballen banorët e Bradasheshit.

 

”Mikpritja që na kanë bërë banorët e Bradasheshit ka qenë e jashtëzakonshme dhe unë ju jam shumë mirënjohëse. Problematikat kryesore që ngrenë njerëzit janë jo vetëm mungesa e transportit për të shkuar në qytet qoftë për të marrë një certifikatë, problematikat që kanë me ndotjen e Kombinatit. Pastaj është mungesa e vendeve të punës, mungesa e hapësirave për të zhvilluar një biznes, taksat e larta, hapësira në mënyrë të tillë që secili të ketë kismetin dhe riskun e vet ku i thonë, për të punuar dhe për të jetuar. Sepse është ajo që e kemi të domosdoshme për në jetën e përditshme, për të qenë prezent edhe për të mbajtur familjen. Sepse sot në 2021 njerëzit diskutojnë për të mbajtur familjen me punë dhe duke mbajtur familjen me punë e mban edhe me bukë.

 

Unë isha qëparë në Papër në disa familje, ku bëmë disa takime. U takuam me banorët, ku problem kryesor kishin çështjen e prodhimeve vendase, ku nuk kanë treg ku t’i shesin, e kanë të pamundur. I mbysin importet e produkteve të tera që vijnë nga jashtë, qoftë për mishin, zarzavatet, qumështin e kështu me radhë. Dhe ata detyrohen që jo vetëm të shesin gjënë e gjallë, por fëmijët e tyre janë larguar nga vendi. E njëjta gjë është kudo në të gjithë Shqipërinë dhe jam e bindur që edhe këtu janë këto probleme.”- tha Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...