Darka e Dubait, Kryemadhi: Nuk u sulmuan, të bëhej një deklaratë zyrtare të sqaroheshin pozicionet e pjesëmarrësve

Hënë, 18 Janar 2021 21:59

 

Duke komentuar darkën në Dubai, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se për atë darkë duhet të bëhej transparencë ku të sqaroheshin pozicionet e delegacionit shqiptar, ministrat së bashku me biznesmenët. Komentet për atë darkë, Kryemadhi nuk i cilësoi sulme por kërkesë për transparencë për publikun.

Nuk mendoj se u sulmuan se po hanin një darkë por mendoj që njerëzit u habitën nga miksimi i tavolinës. Dhe kjo është ajo që të bën më shumë përshtypje. Do ishte shumë më e ndershme që të ishte një deklaratë zyrtare ku mund të thonin që ministrja e infrastrukturës dhe energjetikës së bashku me ministrin për rindërtimin, së bashku dhe me disa biznesmenë shqiptare ku të ishte prezente dhe lista e biznesmenëve ta bënin shumë të qartë që ne kemi vajtur në Emiratet e Bashkuara Arabe për të bërë një bashkëpunim për portin e Durrësit. Për të dhënë me koncesion portin e Durrësit këtij biznesmenit shqiptar apo këtij grup biznesmenësh shqiptar të cilët do ta marrin dhe do ta vjelin portin e Durrësit. Unë mendoj se kjo do ishte shumë më e ndershme për një sqarim në qoftë se ata kanë udhëtuar me të njëjtin avion.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...