Sali Berisha: Edi Rama e shiti detin, akt tradhtie kombëtare!

E mërkurë, 20 Janar 2021 13:17

 

Pas deklaratave nga Greqia dhe votimit sot në parlamentin grek, ku kryeministri i Greqisë ka thënë fjalët më të mira për kryeministrin Rama në lidhje me 12 miljet detare, ka reaguar ish-kryeministri Berisha.

Berisha thotë ndër të tjera se “Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendia, deklaroi dje publikisht se si rezultat i marrëveshjes së fshehte Rama – Dendia për zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë nga 6 ne 12 milje në detin Jon, dheu helen zmadhohet me një sipërfaqe prej 13 000 milje, kurse Shqipëria automatikisht humbet nga zgjerimi i dheut helen, mbi 3 000 milje ujëra territoriale, shelf kontinental dhe zonë ekskluzive ekonomike e triliona euro depozita nënujore të gazit dhe naftës, të cilat aktualisht gjenden në ujërat territoriale të Shqipërisë dhe – me zgjerimin nga 6 në 12 të ujërave territoriale të Greqisë – kalojnë në territorin ujor të republikës helenike”.

 

Me tej Berisha thekson se “Ndërkohë që në të gjithë gjatësinë e zonës, ku distanca ujore midis dy vendeve është nën 24 milje, Shqipëria dhe Greqia do të marrin barabartë në raport 1:1 dhe jo në raport 2:1 siç merrnin para marrëveshjes së fshehtë Rama – Dendia kur Shqipëria ishte me 12 milje dhe Greqia me 6 milje ujëra territoriale në detin Jon.

Si përfundim, deklarata e Nikos Dendia fakton qartë dhe përfundimisht shitjen në një akt tradhtie të lartë kombëtare nga ana e Zografit Bis, të territorit ujor, pasurive përrallore nënujore dhe hapësirës ajrore së Shqipërisë”- përfundon ish-kryeministri Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...