Nis ceremonia zyrtare në Capitol/ Joe Biden pritet të betohet si presidenti i 46-të i SHBA

E mërkurë, 20 Janar 2021 16:55

 


Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Joe Biden sapo mbërriti në ndërtesën e Capitol-it bashkë me bashkëshorten e tij Jill Biden.
Zv.presidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj Doug Emhoff u panë gjithashtu të ngjitnin shkallët e ndërtesës së Capitol-it së bashku me Biden.
Harris dhe Biden pritet të bëjnë betimin e tyre si president dhe zv.president të SHBA-ve.

 

Siç duket edhe nga kjo foto senatorët kanë zënë vendet e tyre pak para nisjes së ceremonisë së inaugurimit.
Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen organizatorët e inaugurimit të këtij viti është zhvillimi i ceremonisë në mënyrë të sigurt ndërkohë që vendi përballet me pandeminë e koronavirusit.

ligjvenesi

****
Alarm për bombë në Gjykatën e Lartë, autokolona e Joe Biden mbërrin në Capitol, pritet të nisë ceremonia e betimit
Autokolona e presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Joe Biden sapo ka mbërritur në Capitol, para nisjes së ceremonisë së betimit.
Udhëheqësit e Kongresit pritet ta përshëndesin atë gjatë hyrjes në ndërtesën e Capitol-it. Biden pritet të bëjë betimin jashtë zyrës së ndërtesës.

Ceremonisë i është bashkuar edhe zv.presidenti Mike Pence. Ndërsa mungon presidenti në ikje Donald Trump. Ai mbajti një fjalim lamtumirë më herët gjatë ditës, përpara se të nisej drejt Floridas me avionin “Air Force One”.

Ndërkohë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë, që ndodhet pranë Capitol-it, vuri në lëvizje policinë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...