Zgjerimi i Greqisë në Jon, Berisha: Mitsotakis t’i bëjë Ramës një përmendore. Ja ku do të kandidoj në 25 Prill

E mërkurë, 20 Janar 2021 20:45

 

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e mbajtur për çështjen e detit. Megjithatë, sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, falenderimi është pak.

Berisha, në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC tha se Greqia duhet t’i ndërtojë Ramës një përmendore.

 

“Ky përsëriti pas 106 vitesh jo në tokë por në det, protokollin e Korfuzit. Ky e bëri fakt të kryer, dhe u thotë shqiptarëve, se në nuk na prek zgjerimi i ujërave territoriale të Greqisë. 6 mijë që kishte Greqia janë të barabarta me 12 milje që do ketë tani.”

Ndërsa, duke folur për ligjin e 12 miljeve detare të miratuar në vitet ’90 i cili u shfuqizua në 2008, Berisha tha se në vitin 2009, pas negociatash dyvjeçare me Greqinë, u arrit marrëveshja detare ku qeveria greke paraqitet me 6 milje ujëra territoriale, kurse qeveria shqiptare me 12 milje.

Megjithatë, kjo marrëveshje sipas tij, u rrëzua për llogari të një pale të tretë.

Ish-kryeministri Berisha u shpreh po ashtu se nga zgjerimi i Greqisë në Jon, Shqipëria humbet një territor të konsiderueshëm ajëror si dhe triliona euro në depozita nafte dhe gazi natyror.

Kandidimi

Një gjë është e sigurt, Sali Berisha do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Por në cfarë qarku ende nuk dihet. Mbrëmjen e sotme në një bisedë në Radarin Informativ në “abc” me gazetaren Jonida Shehu ai tha se vendimi për zonën do të përcaktohet me udhëheqjen e PD-së.

“Unë do të kandidojë, por se ku do ta bëj të ditur së bashku me deputetët e tjerë të PD-së. Zemra ime ka afër shumë vende, por unë do të zgjedh një. Këtë do ta përcaktoj me udhëheqjen e PD-së” tha Sali Berisha./db/Abcnews.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...