Meta pret Nuncin Apostolik Luigi Bonazzi: Të palëkundur për të vazhduar rrugën e integrimit evropian!

E Enjte, 21 Janar 2021 11:49

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim Nuncin Apostolik, Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit, në dobi të ringritjes shpirtërore të shqiptarëve, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian.

 

Mesazhi i Metës:

I lumtur të prisja sot Nuncin Apostolik Sh.T. Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale dhe t’i uroja suksese në misionin e tij për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Vlerësova rëndësinë e këtij bashkëpunimi, në dobi të ringritjes shpirtërore të shqiptarëve, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian, si dhe shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Selisë së Shenjtë për njerëzit në nevojë, për përballimin e pasojave të COVID-19 dhe për rindërtimin e objekteve të besimit, arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Duke shprehur falenderimet për vëmendjen e veçantë që Papa Françesku tregon për popullin shqiptar i kërkova Imzot Luigi Bonazzit t’i përcjellë Atit të Shenjtë përshëndetjet e ngrohta dhe sigurinë se Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Shenjtorja Nënë Tereza qëndrojnë në themel të vokacionit të qartë europian të popullit dhe të vendosmërisë sonë të palëkundur për të vazhduar rrugën e integrimit europian

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...