Paskal Milo dhe Andi Bushati demaskojnë lojën e kryeministrit për 21 Janarin

Premte, 22 Janar 2021 09:15

 

Sot mbushen plot 10 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm, gjatë një tubimi nën drejtimin e opozitës kundër kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha.

Kjo është tema që po trajtohet në emisionin “Open” në Top Channel me panelin e të ftuarve në studio.

Analisti Andi Bushati e ka komentuar një shfaqje të turpshme kërkesën e Policisë së Shtetit ndaj prokurorisë për rifillimin e hetimeve, duke theksuar se vetëm çdo 21 janar rikthehet në vëmendje ngjarja e ndodhur. Ai ka akuzuar PS-në se ka graduar gardistin e grupit të zjarrit duke e bërë kryetar të partisë, në vend që ta dënonte për vrasjen e atyre të pafajshmëve.

“Mu duk një shfaqje e turpshme, ndaj sot para se të vija këtu hapa arkivat. Lexo fjalimin e Saimir Tahirit në atë kohë dhe Ramës sot është po i njëjti tekst. Çdo vit më 21 janar bëjnë diçka, duket sikur u hedhim një grep atyre familjeve për t’i sjellë drejt kryeministrisë për t’i thënë që nuk i kemi harruar.

 

Të marrësh gardistin e grupit të zjarrit ta bësh kryetar PS, bashkie apo OSSHE dmth që e ke graduar, nuk ke mbajtur qëndrim. Në atë kohë Edi Rama ishte një njeri që nuk shkelte në Tv Klan kurse tani shkon çdo dy ditë. Ata janë që nxorën videon e montuar që duken sikur protestuesit vriten nga njëri-tjetri. Aman të zhvishen nga kjo dhimbja për viktimat se ata i kanë përdhosur viktimat”, tha Bushati.

Po kështu dhe profesor Paskal Milo iu drejtua në studio Taulant Ballës se kjo po bëhet për fushatë elektorale vetëm sa për të thënë, pasi Edi Rama ka 8 vite në qeveri dhe nuk ka bërë asgjë. Por kujtohet ti t’ju jap titullin “Dëshmorët e Atdheut”, pikërisht tani për fushatë, kur mund ta bënte që nga viti 2013.

Reagimi i Paskal Milos, aleatit historik të PS-së, shkaktoi inat te Taulant Balla, që spërdhrihej të justifikonte veprimet e sotme të kryeministrit Rama

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...