Veliaj dhe rilindja e Ndraghetes

Saturday, 23 Janar 2021 11:41

Dje u botuan disa përgjime të Antimafias Italiane nga Oraneës, të cilat hedhin dyshime mbi mënyrat se si mafia italiane (Ndrangheta) arrin të depërtojë në procesin e lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj.

Dy njerëzit më të afërt të Edi Ramës, Saimir Tahiri dhe Erjon Veliaj dalin në përgjimet e antimafias italiane si të përfshirë në afera kriminale. Të dy duke shpërdoruar postin e lartë që ua dha shefi i rilindjes Edi Rama. Teksa Tahiri shkoi para drejtësisë, Veliaj vijon bën fushatë për mazhorancen ku ka kurajon të shpifë çdo ditë, edhe pse del se është cirak i organizatës më të urryer mafioze në Europë, Ngragheta

 

Skandali i përgjimeve të Ndraghetas vazhdon të dominojë diskutimet e opinionit publik, edhe pse lajmi është censuruar nga shumica dërrmuese e medieve në vend.

Përkundrejt ryshfetit prej 20 përqind për leje ndërtimi, mafia e frikshme pret të ndërtojë pallate shumëkatëshe në Tiranë.

Kjo do të thotë të paktën 600 milionë euro ryshfet.

 

“Në vitet 2017-2019, Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për 3 milion m² pallate dhe kulla.

 

Për secilën nga këto 3 milion m², 20% e vlerës së tregut shkojnë ryshfet ata që japin lejen.

Me një mesatare dorështrënguar, vlera e këtyre ndërtimeve u avitet 3 miliard eurove.

20% e 3 miliard eurove janë 600 milion euro.

600 milion euro është vetëm ryshfeti i ndërtimit të pallateve, kullave që kanë marrë leje gjatë viteve 2017, 2018 dhe 2019 në territorin e Tiranës.

Sipas raportit të Global Initiative, në Tiranë janë pastruar mbi 500 milion euro para të pista.

 

Shqipëria është një vend i rrezikuar kaq shumë sa çdo përgatitje për të ikur prej saj është e përligjur.

Qeverisja nga paraja e organizuar është po aq e rrezikshme sa qeverisja nga krimi i organizuar.

Vendi ynë qeveriset nga paraja e organizuar dhe krimi i organizuar, të organizuar bashkë për ta bërë shtetin një shtojcë të biznesit të tyre të fëlliqur.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...