Operacioni në Itali dhe pastrimi i parave, Meta nga Durrësi: Gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqet nga institucionet tona

Saturday, 23 Janar 2021 14:06

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një koment për çështjet e operacionit kundër Ndragheta-s në Itali ku përmendej dhe Shqipëria dhe ngriheshin dyshime për pastrim parash.

Meta tha se gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqet nga institucionet tona.

 

“Pa asnjë diskutim që problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare që bëjnë vlerësimin apo kategorizimin e vendeve të caktuara në këtë drejtim dhe të gjitha çështjet të cilat i referohen zhvillimit më të fundit në Itali dhe të drejtësisë italiane për gjithçka që kanë të bëjnë me Shqipërinë padyshim që duhet të ndiqen menjëherë dhe nga institucionet tona”, tha Meta nga Durrësi ku mori pjesë në fushatën e dhurimit të gjakut nga Myftinia e këtij rrethi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...