Mungesë në infrastrukturë/ Tabaku takim me banorët e zonës së Zall Herit: Ata nuk dinë të bëjnë as shkolla

Diel, 24 Janar 2021 14:03

 

Njësia Administrative e Zallherit, vetëm pak km larg nga Tirana vuan mungesën e infrastrukturës. Pa rrugë, pa asnjë investim për 500 familje, për ujë dhe drita. Një banor rrëfen se së bashku me familjen jetojnë si në mesjetë.

”Çfarë do shqiptari? Investim, rrugë, nuk po kërkoj as shtëpi, asgjë, më trajto si njeri jo si kafshë. Para një jave erdhi kryeministri më tha e ke kafen e paguar, nuk ia dua kafen. Unë dua investim, jo vetëm personal, poe dua për të gjithë fshatin. Në Priskë ne nuk kemi drita, jetojmë si ë mesjetë. Me 31 dhjetor ika të marr një kandil me vaj se s’kishim drita në fshat”, tha ai.

 

Një tjetër banor thotë se fshati Pinar, njësia administrative Zallher nuk ka ujë të pijshëm. “Nuk kemi as ujë për vaditje. Është vend bujqësor dhe blegtoral. Janë rritur dritat, uji, ushqimet, taksat”, tha ai.

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e cila ishte pranë banorëve të Zallherit, zonë e drejtuar nga e majta, ku theksoi se kjo është mënyra e qeverisjes së Edi Ramës, duke i gënjyer me një thes miell dhe një kafe dhe nuk bën asnjë investim, nuk kujdesen për punësimin.

“Ata nuk dinë të investojnë, as të bëjnë shkolla, as të bëjnë rrugë, shkollën që ishte e mbyllën. Ata dinë vetëm të rrisin taksa dhe të gënjejnë. Nuk është modeli që do Shqipëria, nuk është ky modeli që duan qytetarët”, tha Tabaku.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...