“Ka zgjedhje në Shqipëri dhe do fitojnë miqtë tanë të PS-së”, zbardhen përgjime të tjera të Ndranghetas; Biznesi ku duan të futen (S’janë kullat)

Hënë, 25 Janar 2021 14:27

 

Megaoperacioni i pak ditëve më parë në Itali, ku u arrestuan më shumë se 50 persona, politikanë, biznesmenë, dhe anëtarë të Ndrangehtas, ka përfshirë dhe aktualitetin në Shqipëri.

Në përgjimet e zbardhura nga Prokuroria italiane, dalin disa biznesmenë e sekserë që duan të bëjnë biznes në Shqipëri, për të pastruar paratë e tyre. Ata thonë se në Shqipëri, në Tiranë, mund ta bësh këtë shumë lehtë. Abc News ka zbardhur një pjesë të këtyre përgjimeve.

Ndryshe nga përgjimet e mëparshme për ndërtime kullash në Tiranë, Tommaso Bruto, Saverio Brutto, Luciano D’Alessdandro dhe Antonio Gallo, flasin për tregtinë e mishit. D’Alessandro shprehet se në Shqipëri ka mjaft punë për të bërë dhe se ” nesër (më datë 26 qershor 2017) ka zgjedhje në Shqipëri…dhe se do të fitojnë Partia Socialiste, miqtë e tij”.

Pjesë nga dosja e Anti-mafias italiane:

D’Alessandro i thotë BRUTTO Tommaso dhe GALLO Antonio se nesër do të ketë zgjedhje dhe se do të fitojnë Partia Socialiste dhe miqtë e tij.

“Po bëjnë gjithçka për të hyrë në Evropë dhe nëse ka ndonjë trim që nuk dëshiron të qëndrojë në Itali dhe dëshiron të investojë para të vërteta…..në kuptimin që ju vini këtu dhe ata ….. Tirana dhe Durrësi janë në qendër të Shqipërisë, nuk janë ciganë si ata në veri apo në jug … të gjithë këta janë njerëz që kanë studiuar, të gjithë njerëzit shkolluar … të gjithë njerëzit janë që presin këtë ndryshim, ata duan të hyjnë në Evropë me çdo kusht dhe tani pas zgjedhjeve do të shihni çfarë do të ndodhë, atëherë ata kanë shumë hapësirë për të bërë biznes, ju e dini që importojnë 80% të mishit të derrit?“.

Më tej, ata flasin se kanë kontakte edhe tek veterinerët e Shqipërisë me qëllim që të futen edhe në tregun e mishit. D’Alessandro shprehet se ka miqësi me kreun e veterinerëve të Shqipërisë, “i cili jep mësim në universitet në Durrës dhe Vlorë”.

“… çfarë dua te them?, është nje shoku im që është në krye të të gjithë veterinerëve në Shqipëri … i cili jep mesim në dy universitete, një në Vlorë dhe një në Durres që me tha sa tokë dëshiron?”, citon anti-mafia italiane D’Alessandro-n teksa flet për mikun e tij në krye të veterinerëve shqiptarë, i cili i ofron atij “sa tokë të dëshironte për fermë derrash“.

Në bisedën e korrikut 2017, D’Alessandro bën më pas një paralelizëm mes Shqipërisë dhe Rumanisë para se të futej në BE, ndërsa shprehet se më t’u formuar qeveria e re (pas zgjedhjeve të 2017), do të ketë mjaft punë për të bërë.

“Ju transferoni një stallë (derrash sh.r) dhe unë ju bëj që t’i financojmë të gjitha … për bagëtinë dhe mbarështimin e derrave … sepse Shqipëria importon 90% të mishit, 90% të qumështit … e kuptoni çfarë do të thonë këto shifra? Ai (GALLO) ka të drejtë për 20 vitet e para, jo 30 vjet, është pak si Rumania, unë shkova në Rumani kur ajo nuk ishte ende në Evropë … kam shkuar atje për disa vite… dhe në ’99 nuk kishte asnj m*t..ishte një shkretëtirë, burokracia ishte zero..tani shikojeni Rumaninë..gjen gjithçka..“.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...