Përgjimet italiane/Tre gafat në mbrojte të propagandës rilindase

Hënë, 25 Janar 2021 19:22

 

Dalja e përgjimeve të antimafias italiane që dëshmonte për përpjekjet e një grupi të Ndraghetës për të depërtuar në Shqipëri përmes lejeve korruptive të ndërtimit apo tenderave ku paguhet 20%, e kanë kapur gafil propagandën e qeverisë. Mbrojtësit e saj që flasin për gjithçka ose kanë ndejtur të heshtur, ose i janë shmangur temës, ose kanë shpikur alibi qesharake. Lapsi.al i ka qëmtuar…

 

Ku iku Veliaj?

Edhe Rama edhe Veliaj e kanë kyçur gojën dhe nuk pranojnë të flasin për skandalin e përgjimeve të antimafias italiane nga frika se po u prononcuan para kohe, dosja ende e pazbardhur mund t’iu hapë problem. Ata kanë refuzuar t’u përgjigjen sot gazetarëve që qëndronin tek hyrja e selisë së PS.

Lexo me tej:

Përgjimet e sekserëve të Ndrangheta-s/ Si të ngrenë kulla dhe të blejnë politikanë në Tiranë

Por nëse kryeministiri është larguar duke belbëzur vetëm “çfarë pyetje keni?- ndaj një kërkese të Muhamed Veliut, Erion Veliaj, si gjithmonë ka ditur të jetë më qesharak. Ai ka vajtur në selinë e PS-së me biçikletë, por nga frika se duhet të japë një prononcim për gazetarët, kur ka dalë ka zgjedhur derën e pasme. Biçikletën thjeshtë e ka harruar tek dera e PS-së. Dhe sikurse ka publikuar më pas në facebook gazetarja Ambrozia Meta, që gjendej aty, biçikletën e braktisur është kujtuar ta marrë më pas një punonjës i bashkisë. Gjithsesi deri më tani kryebashkiaku ia ka arritur t’u shpëtojë mikrofonave për skandalin e 20% të lejeve të Ndraghetës.

 

Si doli “Niku”

Në një shkrim të rimarë nga të gjitha mediat e rilindjes gazetari Carlo Bolino i cili pretendon se ka lexuar të gjithë dosjen 2 mijë faqështe për tre ditë, flet edhe për identitetin e atij që të përgjuarit e përmendin si Niku. “Në përgjime citohet shpesh si mik presidenti i një shoqërie shqiptare me kapital italian (e quajnë Nik, e ka të ngjatë ti referohen Besnik Halili i kompanisë private Sol) që furnizon me oksigjen edhe spitalet. Një biznes që fiton tendera publikë prej vitesh në këtë sektor dhe sigurisht jo për meritë të bandës italiane, e cila, përkundrazi, kërkonte ta shfrytëzonte për të përfituar nga njohjet dhe kontaktet e tij”.

Në fakt e vërteta është pak më ndryshe. Besnik Halili është bashkëshorti i Luneda Sufalit, ish drejtoreshë e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, e cila u bë gjithandej e njohur pas një konflikti të ashpër me Fatmir Xhafajn në komisionin parlamentar të ligjeve. Sot Sufali është drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror.

 

Plasin memet: S’trembet Veliaj ia përlan 20 %-shin dhe Ndraghetës

Por përpos lidhjeve familjare, Besnik Halili ka dëshmuar se ka edhe lidhje të forta politike, pa të cilat nuk mund të bësh biznes të fuqishëm në Shqipëri dhe as të fitosh tendera publikë. Nga një hulumtim i shpejtë, rezulton se gjatë viteve të pushtetit të rilindjes “Niku” në total ka përfituar 197 tendera, me vlerë 19.4 milionë euro, nga të cilat, 179 vetëm në shëndetësi, me vlerë 18.6 milionë euro. Nga 197 tendera total, 120 janë me një operator në garë, pra pa garë, me vlerë 13.5 milionë euro. Pra sikurse shihet problemi i “Nikut” nuk është se i ka marrë garat në Shqipëri me ndihmën e ndraghetas, por se nëse ka dashur të depërtojë vërtete tek zyrtarët shqiptarë, ndragheta ka gjetur kanalin e duhur, nje njeri që mer tendera pa gare dhe dihet se ç’merita duhet të kesh për këtë.

Pse kapën Nardin?

E kapur gafil dhe pa përcaktimin e një linje nga Rama dhe Veliaj që fshihen dhe nuk flasin, propogandistët e rilindjes e kanë humbur toruan për të reaguar ndaj përgjimeve të antimafias italiane që tregonin përhapjen e tentakulave të ndragetës edhe në Shqipëri. Kështu sipas një lajmi të botuar gjithandej eurodeputeti italian Lorenzo Cesa, që del se do ndërhynte pr bizneset e Ndraghetas në Shqipëri, nuk paska lidhje me socialistët…..por me Nard Ndokën. Kjo përpjekje për ta shndërruar një skandal korruptiv në një subjekt qesharak të rrejteve sociale dëshmon për një varfëri ekstreme në mbrojtje.

 

Një nga kandidatët e Lulzim Bashës për zgjedhjet e 25 prillit rezulton të ketë lidhje me një nga emrat e përfshirë në grupin mafioz italian “Ndrangheta”. Bëhet fjalë për aleatin e Bashës, Nard Ndoka, i cili në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jetë në listat e kandidatëve të PD-së, pas marrëveshjes së arritur me kreun demokrat. Ndoka dhe politikani Italian, Lorenzo Cesa, i cili ka rezultuar në përgjimet e antimafias italiane si i lidhur me grupin mafioz italian “Ndrangheta”, kanë një miqësi të hershme me njëri-tjetrin, e cila daton disa vite më parë.

Propogandistët e rilindjes “nga një kërkim në rrjetet sociale të Nard Ndokës”, kanë zbuluar se aty “gjendet edhe një foto nga një takim mjaft i përzemërt mes tij dhe Lorenzo Cesa(ne foton siper majtas), që mban datën 27 maj 2014. Miqësinë me politikanin italian të lidhur me “Ndranghetën” e pohon edhe vetë Ndoka teksa shkruan në foton e publikuar: “Uroj mikun tim Lorenzo Cesa për fitoren si eurodeputet, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Unionit Demokristian Italian UDC”.

Por edhe po ta besojmë versionin se Ndaghetan në Tiranë e ka sjellë Nardi a mjafton kjo? se pastaj duhet të puesim: Po “Nikun” e njihte ai? Po 20 % për tendera dhe leje ndërtimi Nard Ndoka pa asnjë pushtet so ti merrte?

Sado tu fshihen pyetjeve apo sado ta shndërrojnë historinë në qesharake rilindasit me sa duket kanë mbetur pa version për përgjimet italiane.©Lapsi.al

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...