Rimbursim të 5% të shpenzimeve, Kryemadhi: Cdo qytetar do të përfitojë një rrogë plus në fund të vitit, ja si do të bëhet rimbursimi

Tuesday, 26 Janar 2021 21:55

 

E ftuar në emisionin ‘Real Story’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shpjeguar mënyrën sesi do të bëhet rimbursimi i konsumatorëve në masën 5% për çdo shpenzim që do të bëjnë. Një sistem i gjithi online u shpreh Kryemadhi nëpërmjet një karte banke që do të bëjë mbledhjen e shpenzimeve të një familjeje apo individi që në fund të muajit apo vitit të marrë mbrapsh 5% të shpenzimeve të tyre. Kjo nismë tha kryetarja e LSI do të shërbejë dhe për formalizimin e ekonomisë duke qenë se sipas raporteve ndërkombëtare 50% e ekonomisë së Shqipërisë qarkullon në të zezë.

Na e shpjegoni pak zonja Kryemadhi çështjen e taksës 5 për qind... Unë e quajta pak si me humor si taksë komuniste...
Jo edhe pse jemi parti e majtë, ka brenda saj filozofinë e kapitalizmit. Po jua shpjegoj. Para se të vija këtu mora dy kuponë, mora një kupon tatimor në një biznes supermarket, me një vlerë prej 1668 lekësh të reja dhe një kupon në një dyqan lagjeje.
Pra, ndryshimi midis dy kuponëve është i vetëm që ky dyqani është në lagje dhe këtu mund të blesh gjysmë kilogramë sheqer, çerek kilogramë djathë, ndërsa te ky supermarketi nuk e blen dot këtë sepse këto janë të standardizuara sipas supermarketeve. Të gjithë njerëzit shpenzojnë në ushqime, karburant, veshmbathje dhe sot një nga bizneset më të mëdha janë rrobat e përdorura, por edhe në këtë rast shpenzojnë para.
Ne kemi një raport të Bankës Botërore por edhe të FMN-së që del në mars të 2021-shit, thuhet që 50 për qind e GDP-së e ekonomisë shqiptare është informale. Pra, kjo do të thotë që në shumicën e dyqaneve ne jo vetëm që nuk marrim faturë tatimore, por kjo do të thotë që kjo faturë tatimore nuk ka të bëjë vetëm me dyqanin e lagjes, as me banorin që ble, por ka të bëjë me atë që e furnizon tregun, ose sikurse i themi ne oligarkët.
Me këtë lloj informaliteti ne kemi varfëruar tre milionë shqiptarë dhe kemi pasuruar 3-4 persona ose disa nëpunës të administratës tatimore. Duke bërë këtë rimbursim të 5 për qindëshit, pra duke bërë që qytetarët në fund të çdo muaji të mbledhin dhe dorëzojnë faturat e shpenzimeve, dhe në momentin që çdo shqiptar ka harxhuar 240 mijë lekë të reja, do të ketë 5 për qind të tyre.
Pra, në fund të vitit çdo familje shqiptare merr një pagë ekstra, rreth 150 dollarë, ose rreth 17-18 dollarë në muaj. Çfarë ndodh me këtë? Kjo është shumë e thjeshtë. Ndodh që bankat e nivelit të dytë janë shumë të interesuara që të kenë këtë qarkullim të këtij 20 për qindëshi të famshëm që qeveria nuk e mbledh. Ky 20 për qindësh, duke u mbledhur është para që qarkullon në këto banka. Sot ti mund ti bësh pagesat e tyre qoftë nëpërmjet një smart-phon-i, qoftë nëpërmjet një karte krediti
Nëse unë i marr i mbledh këto fatura në fund të çdo muaji, ku i dërgoj ato?
Këto i regjistron sikurse mblidhen pikët nëpër supermakete për shembull, pra me kartë të posaçme. Pas cdo blerjeje do të regjistrohen shpenzimet. Çdo familje mund ta ketë një kartë të tillë. Ose mund të përdoret edhe një aplikacion i posaçëm që e skanon faturën nëpërmjet bar-kodit dhe ajo automatikisht të kalkulon në numrin e llogarisë paratë që duhet të rimbursojë Drejtoria e Tatimeve. Fitorja në këtë rast është që ne i çojmë një rrogë plus familjeve shqiptare në fund të vitit dhe nga ana tjetër buxhetit të shtetit i shtohet një shumë e madhe të ardhurash.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...