“Berati hapi dyert për hebrenjtë”, Ardit Çela viziton Muzeun “Solomon”: Është burim drite që rrezaton mirësinë e popullit tonë

E mërkurë, 27 Janar 2021 14:32

 

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit, Ardit Çela ka vizituar sot Muzeun “Solomon” në Berat, në nderim të Ditës së Kujtesës.

Në 27 Janar, dita e nderimit dhe kujtesës për miliona hebrenj, masakruar nga nazistët përgjatë Luftës II Botërore, për Çelën është edhe dita e mirënjohjes për familjet e Beratit e të gjithë Shqipërisë, që hapën dyert e shtëpive të tyre për hebrenjtë, me plot fisnikëri në respekt të jetës, e duke qënë të gatshëm të ndanin me ta edhe vdekjen.

 

STATUSI I PLOTE

Sot vizitova Muzeun “Solomon” në Berat, në nderim të Ditës së Kujtesës ( Shoah ).
27 Janari është Dita e nderimit dhe kujtesës për miliona hebrenj, masakruar nga nazistët përgjatë Luftës II Botërore.
Qytetarët e Beratit janë shquar gjatë historisë për vlerat që ata mbartin, e sidomos për humanizmin e tyre. Pavarësisht statusit shoqëror, pavarësisht besimit, pavarësisht momenteve historike, ata kanë mirëpritur në çdo kohë ardhësit.
Ne sot kujtojmë me mirënjohje familjet e Beratit e të gjithë Shqipërisë, që hapën dyert e shtëpive të tyre për hebrenjtë, me plot fisnikëri në respekt të jetës, e duke qënë të gatshëm të ndanin me ta edhe vdekjen.
Ne sot kujtojmë me mirënjohje edhe Profesor Simon Vrushon, i cili me përkushtimin e tij, me urtësinë, mençurinë, dhe me pensionin e tij të varfër ideoi dhe ngriti Muzeun “Solomon”, këtë burim drite në mes të Beratit, e që rrezaton përtej hapësirave gjeografike e kohore, mirësinë e popullit tonë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...