“Në të ardhmen besoj se do merremi shumë me Shqipërinë”, çfarë deklaronte në vitin 2019 prokurori që zbuloi lëvizjen ilegale të miliona eurove nga Ndragheta

E mërkurë, 27 Janar 2021 20:03

 

Kjo është një intervistë e kreut të Prokurorisë së Catanzaros Nicola Gratteri për organizatën mafioze Ndragheta, impaktin e mafies në shoqëri dhe instrumentet për ta luftuar dhënë gazetarit Massimiliano Montefameglio në vitin 2019.

Ndër të tjera, prokurori i hekurt që çoi pas hekurave 48 persona gjatë operacionit “Profil i ulët”, mes tyre dhe shqiptarë dhe zbuloi lëvizjen ilegale të miliona eurove, teksa Shqipëria ishte mes vendeve të zgjedhura për pastrimin e parave.

 

Ndër të tjera, teksa flet për drogën e mafien, Gratteri thotë se në të ardhmen do të merremi shumë me Shqipërinë, duke ilustruar me aktivitetin e shqiptarëve në Holandë.

“Në të ardhmen besoj se ne do të merremi shumë në Europë me Shqipërinë, sepse mafia shqiptare është shumë e fortë në Shqipëri. Ekziston një nivel i frikshëm i përhapjes dhe korrupsionit. 1/3 e Shqipërisë është mbjellë në marijuanë. Shqiptarët janë shumë të fortë dhe shumë prezentë në Holandë, sa që qeveria holandeze është shumë e shqetësuar dhe po mendojnë të modifikojnë ligjin për drogat, mbi të gjitha për konsumin, shitjen e të ashtuquajturave droga të lehta. Sidoqoftë në Holandë nuk është e legalizuar shitja, është e toleruar, që është diçka ndryshe dhe është e lejuar në disa bare për të poseduar jo më shumë se gjysmë kg marijuanë dhe ta shesësh. Mendohej se ishte një zgjidhje e problemit, realisht në vitet e fundit kanë parë se kanë pasur një kërcim të krimeve”, thotë Gratteri në video (min.53).

 

“Ky hetim është sinteza e asaj që kemi thënë për dekada – tha pak ditë më parë prokurori i Catanzaro Nicola Gratteri për operacionin “Profil i Ulët” në Crotone i cili çoi në 48 masa paraprake. “Ndrangheta qëllon më pak dhe ka gjithnjë e më shumë marrëdhënie me sipërmarrje dhe politika

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...