Përgjimet e Ndrangheta-s, Meta thirrje SPAK: Të nisin menjëherë hetimet për zyrtarët dhe sekserët shqiptarë

E mërkurë, 27 Janar 2021 22:18

 

 

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të nisë menjëherë hetimet për zyrtarët e sekserët shqiptarë të përfshirë në përgjimet e Antimafias italiane, në lidhje me grupin mafioz të Ndrangheta-s.

Në një intervistë Meta theksoi se shtimi i kullave në Tiranë në mungesë të kredidhënies, shton dyshimet për burimet e financimit dhe pastrim parash.

 

“Për çështjen, që është në hetim në Itali, për gjithçka që përmendet Shqipëria, për çdo zyrtar, sipërmarrës dhe sekser shqiptar, padyshim duhet urgjentisht të nisin hetimet nga Prokuroria jonë dhe nga SPAK. Fakti, që kemi një çështje në Itali, ku përmenden shumë raste nga Shqipëria, është mëse i mjaftueshëm, që të hetohet menjëherë edhe në vendin tonë. Së dyti, është bërë evidente nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, që ne jemi një vend mjaft problematik, sa i takon fenomenit të pastrimit të parave. Njëkohësisht, është e qartë që ka rënë kredidhënia për ndërtimin në përgjithësi dhe se ka një financim të jashtëzakonshëm për ndërtimin e shumë kullave në Tiranë, që vendosin pikëpyetje mjaft serioze për burimet e financimit. Sikurse jam mjaft i shqetësuar, prej kohësh, për daljen nga shinat kushtetuese të gjithë shtetit. Ky është shqetësimi im kryesor, rivendosja e vendit sa më shpejt në shinat e Kushtetutës dhe të Integrimit Evropian. Ashtu sikurse jam mjaft i shqetësuar dhe i brengosur prej vitesh për fenomenin e shpopullimit të Shqipërisë, për mosdhënien e mundësive të rinjve për të qëndruar në vend, për të mos investuar në edukimin e tyre më cilësor sipas kërkesave të tregut të punës, si dhe për të mos iu siguruar atyre një perspektivë me punë më të mirëpaguar”, tha Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...