Monitor: Janar-nëntor 2020, nuk realizohet 33% e planit të investimeve, por nuk kursehet për koncesione

E Enjte, 28 Janar 2021 08:21

 

Nga Monitor-

Megjithë ndryshimet në ligjin organik të buxhetit dhe udhëzimet për të harmonizuar investimet publike në mënyrë të njëtrajtshme gjatë gjithë vitit, qeveria vijon me praktikën ku gati një e treta e fondeve buxhetore për investime akumulohen më muajin e fundit të vitit, dhjetor.

 

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, gjatë 11 mujorit 2020 u shpenzuan 63.9 miliardë lekë në projektet e investimeve nga 99 miliardë lekë të programuara, ose 67% e planit. Fondi i investimeve më 2020 u rrit nga projektet e rindërtimit, ku mësohet se kanë avancuar shkollat më shumë se shtëpitë dhe objektet e tjera.

Të dhënat tregojnë se nga programi vjetor, mbeten të pashpenzuara 35 miliardë lekë ose 310 milionë euro.

Mosrealizimi në masën 33% përfshin mungesën e financimit për 931 projekte, për cilat ishte parashikuar, por fondet nuk u disbursuan deri në nëntor.

Investimet buxhetore në të shumtën e tyre shkuan për pagesat e koncesioneve, procesin e rindërtimit dhe për ndërtimin e disa segmenteve rrugorë si By pasi i Fierit, Rruga Kardhiq -Delvine dhe unaza e madhe.

Të dhënat e detajuara nga thesari në ministrinë e Financave tregojnë se në 11 -mujorin 2020 kontratat e koncesionare të investimeve morën 3.6 miliardë lekë financime ose 5.6 për qind të fondeve totale të shpenzuara gjatë periudhës. Gjysma e vlerës rreth 1.8 miliardë lekë shkuan për financimin e rrugës së Arbrit dhe pjesë tjerë u ndaj ndërmjet financimit të trafikut të munguar në rrugën e Kombit dhe inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Për procesin e rindërtimit u akorduan më pak fonde se për koncesionet. Të dhënat tregojnë se, në janar-nëntor u akorduan për procesin e ndërtimit nga thesari 2,7 miliardë lekë. Kjo shumë ishte 4.1 për qind e fondeve totale që u shpenzuan për këtë periudhe.

Nga të dhënat shihet se, se projektet e mëdha që ishin programuar, por që nuk u financuan deri në dhjetor ishte një kontratë e re në By Pasin e Fierit me vlerë 2.2 miliardë lekë. Më tej kontratat e mëdha që nuk u financuan deri një dhjetor ishte programi i rehabilitimit të Lumit të Vlorës me vlerë 1,6 miliardë lekë, programi i infrastrukturës bashkiake me 1,5 miliardë lekë dhe mbështetja për sistemin e furnizimit me ujë me 1,3 miliardë lekë. Gjithashtu nga masa e parë e mbështetjes për bujqësinë iPARD iI i mbeten të pashpërndara edhe 1.1 miliardë lekë të planifikuara për 2020.

Për shkak të buxhetit optimist të parashikuar në 2020-n, ndonëse në periudhë pandemie, qeveria planifikoi më shumë shpenzime, duke shpresuar se do të mblidhte të ardhura. Por, sipas të dhënave zyrtare, për 11 mujorin, të ardhurat në buxhet ranë me 9.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, nga -3% që ishte parashikimi në buxhet. Si rrjedhojë, financat u detyruar në kurseheshin në shpenzime, duke i realizuar ato më pak se 90% e planit, duke shkurtuar kryesisht financimet për investimet kapitale

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...