Kryemadhi takim me gratë: Programi ynë nga ‘Bebja në Bebe’ nuk është hedhja e parave në depozitë bankare, por investim në bursë

E Enjte, 28 Janar 2021 09:29

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është takuar mëngjesin e sotëm me gratë e Elbasanit teksa ka prezantuar programin e kësaj force dhe ka theksuar se një ndër prioritetet është fuqizimi ekonomik i gruas.

“Për ne ka një rëndësi shumë të madhe, sepse një grua e fortë ekonomikisht përveç se e bën më të pavarur, përveç se e bën edhe të barabartë në shoqëri, i jep edhe forcë themelit të familjes, sepse për ne grua e tillë është, themeli i një familjeje dhe si e tillë është e domosdoshme në përgatitjen e brezave të rinj.
Ne kemi disa pika shumë të rëndësishme për fuqizimin ekomomik të gruas, jo vetëm në aspektin e biznesit, por edhe në vendimmarrje, në përfshirjen e tyre në politikë. Ne duam t’i japim forcë gruas jo thjesht për fasadë apo për ta përdorur si numër, por për t’i dhënë forcë vërtet asaj dhe në fakt LSI e ka treguar këtë gjë, duke pasur parasysh se edhe mua si grua, më kanë votuar si kryetare partie, ma kanë dhënë shansin që unë të vazhdoj dhe të mbështes të gjitha gratë dhe vajzat e tjera për t’u dhënë atyre më shumë mundësi”, deklaroi Kryemadhi.

 

Sipas saj, në Shqipëri mungesa e hapësirave për të krijuar politika të reja ka qenë e theksuar, pasi gjithmonë partitë politike janë përpjekur të kenë programe politike demagogjike, thjesht në kuadrin e votimeve, por asnjëherë nuk janë ulur të ofrojë diçka që është e drejtpërdrejtë dhe përfituese për njerëzit.

“Ajo që dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme është programi ynë ‘Nga bebja në bebe’, ajo që themi ne ngurtësimi i fondit për bebet, që do të kenë mundësi që ata vetë ta tërheqin pas 25 viteve, ose pas 30 viteve kur ata të bëhen me fëmijë, nuk është depozitë bankare.
Mentaliteti në Shqipëri është që ne kemi taksidarët që të vijnë me kamxhik dhe të marrin taksat, dhe interesa bankare që njerëzit marrin kredi. Ndërkohë që bota po shkon drejt një tjetër zhvillimit dhe nuk ke se si të kuptosh se çdo të thonë fondet e zhvillimit, ose trust-fund, investimet në bursë, sepse Shqipëria nuk ekziston as në bursë. Dhe tashmë do të ekzistojë në bursë ‘Nga bebja në bebe’ që është për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë, në mënyrë të tillë që fëmijët tanë të mos ikin nga Shqipëria.
Sepse prioriteti ynë është të ndalojmë shpopullimin e vendit, sepse një nga arsyet pse të rinjtë ikin nga vendi është se ata nuk kanë më asnjë garanci për veten e tyre apo për familjen e tyre”, deklaroi kryetarja e LSI-së

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...