Pastrimi i parave me Bitcoin. Këshilltari i Presidentit: E kthyem ligjin antikushtetues, por qeveria e votoi sërish

E Enjte, 28 Janar 2021 21:01

 

Bledar Dervishaj, Këshilltar juridik i Presidentit Ilir Meta, shprehet se pastrimi i parave me anë të monedhës dixhitale mund të ishte frenuar nëse Kuvendi nuk do të kishte miratuar ligjin që lejon përdorimin e saj gjatë vitit që lamë pas.

Postimi i plotë i Këshilltarit Juridik të Presidentit

 

Nëse sot diskutojmë se kemi një sistem jo të sigurtë të kontrollit financiar dhe atij bankar që krijon hapësira që vendi ynë të kthehet në lavanderi të pastrimit të parave, kjo është përgjegjësi direkte e Qeverisë dhe e Kuvendit.

Një fakt që se luan topi.

Kuvendi me propozim të qeverisë në qershor 2020 në pikun e pandemisë, miratoi 3 ligje pjesë të një pakete që sipas tyre përmirësonte sistemin bankar, qarkullimin e parasë dhe stabilitetin financiar të vendit.

Ndërmjet tyre u miratua dhe ligji nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” (Kriptomonedha-Bitcoin)

Qeveria dhe Kuvendi edhe pse e dinin shumë mirë se “farë efekti do kishin këto ligje, me vullnet të palëkundur hapën me ligj edhe disa kanale të tjera, ku pastrimi parave mund të realizohej, tashmë përmes parasë elektronike.

Presidenti e ktheu këtë ligj si antikushtetues, dhe paralajmëroi se vendi ynë është i papërgatitur për këtë ligj.

Presidenti paralajmëroi se ky ligj kaq problematik do mund te përdoret nga krimi organizuar, terrorrizmi per pastrimin e parave.

Kuvendi e rrezoi dekretin pa vonesë dhe miratoi hyrjen në fuqi të tij.

Tani pastrimi i parave permes Bitcoin, po reklamohet si rrezik i madh.

Ka nevojë më, për të gjetur se kush e krijoi këtë situatë.

Më poshtë Dekreti dhe arsyet e kthimit të këtij ligji

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...