Meta citon raportin e FMN: Shqipëria e fundit në rajon për mbështetjen fiskale për pandeminë. COVID-19 nuk luftohet me propagandë. Shkurtoni pagesat për PPP

Premte, 29 Janar 2021 10:43

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta duke iu referuar raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar kërkon shkurtimin e pagesave të PPP-ve nga qeveria dhe rritjen e mbështetjes buxhetore për përballimin e pasojave të pandemisë.

 

Kreu i Shtetit shkruan se raporti i FMN për janarin e rendit Shqipërinë të fundit në rajon për mbështetjen fiskale për pandeminë, duke sjellë dhe vendet e rajonit. Ai thekson se COVID-19 nuk luftohet me propagandë.

 

MESAZHI I PRESIDENTIT META

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e muajit janar 2021, mbi nivelin e mbështetjes fiskale të drejtpërdrejtë për pandeminë, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon.

Niveli i mbështetjes buxhetore rezulton rreth 4.5 herë më pak se mesatarja e vendeve të rajonit.

Shqipëria ka mbetur në nivelin 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto sa i përket mbështetjes kundër COVID-19, ndërkohë Maqedonia e Veriut ndodhet në nivelin 2.6% të PBB, Bosnje-Hercegovina në 5.1% të PBB, Kosova 5.6% e PBB, Serbia 5.6% e PBB dhe Mali i Zi në 8% të PBB.

COVID-19 nuk luftohet me propagandë. Numri i të prekurve dhe i jetëve të humbura po rritet çdo ditë.

Qeveria duhet të shkurtojë pagesat për PPP-të dhe të shtojë mbështetjen buxhetore për përballimin e pasojave të pandemisë.

 

Asgjë nuk ka më shumë vlerë se shëndeti dhe jeta e qytetarëve, që duhet të jenë prioriteti ynë absolut! 🇦🇱

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...