E vërteta pse nuk erdhi vaksina në Shqipëri!

Premte, 29 Janar 2021 12:33

 

Nga Sali Berisha - 29/01/2021

Vaksina e premtuar dhe e trumbetuar me të madhe nga Edvin Mafia se do të vinte në mesin e janarit nuk erdhi as në fundin e tij. Shkaku bazë i mosardhjes së saj është futja kontrabandë, në kundërshtim flagrant me kontratën e me kompaninë prodhuese të vaksinës.

Tani dy fjalë për pasojat e futjes kontrabandë nga Edvin Mafia në Shqipëri, të vaksinës Pfizer anti-COVID 19.

Futja kontrabandë e 960 dozave të vaksinës Biontech/Pfizer dhe shkelja flagrante e të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të importit, transportit, ruajtjes dhe lejes së përdorimit të ilaçeve dhe vaksinave, vetëm e vetëm për të zhurmuar superskandalin e biftekut të florinjtë të Tigrit të korrupsionit Ahmetaj, Ndrikull Gryksi Ballukut, Mr Parukes dhe peshkaqenit Maznik Fusha - ka pasur pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë, nga të cilat më kryesore janë:

1 - Renditja e Shqipërisë në krye të listës së zezë së kontrabandës dhe tregut të zi, të cilin e bën vet narko-qeveria shqiptare me Edvin Mafinë në krye.

2 - Nervozizëm i madh tek kompania Biontech/Pfizer edhe për faktin se;

3 - përdorimi i skarciteteve të vaksinës së tyre dhe shkelja e rregullave të importit, transportit, ruajtjes dhe përdorimit të vaksinës së tyre, shoqërohet me pasoja të padëshirueshme tek ata që bëjnë vaksinën skarco, të cilat mund të kërcënojnë rëndë si jetën e të vaksinuarit, ashtu edhe reputacionin e shkëlqyer të vaksinës.

4 - Kompanitë e vaksinave nuk duan të kenë të bëjnë me narko-qeverinë e Tiranës dhe Edvin Hajdutin. Ato nuk ndjejnë detyrime kontraktuale ndaj qeverisë mafioze, e cila krahas kontratës që firmos me to dhe në kundërshtim flagrant me të, merret me tregun e zi dhe kontrabandën e vaksinave skarco të tyre.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin mafioz të Edvin Mafisë dhe narko-qeverisë së tij ndaj kompanisë Biontech/Pfizer dhe i bëj thirrje kësaj kompanie dhe kompanive të tjera të mos i ndëshkojnë shqiptarët për shkak të narko-qeverisë dhe bosit të tyre mafioz

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...