Rriten ndjeshëm infektimet? Rama do ‘mbyllë demokracinë’ nga frika e humbjes

Premte, 29 Janar 2021 12:35

 

Nga Kastriot Islami - 29/01/2021

1. Situata sanitare nga COVID është jashtë kontrollit. Rama, qëllimisht, por edhe nga paaftësia a papërgjegjshmëria, s’e ka më nën kontroll situatën e pandemisë. Pikërisht tani, ai është edhe më i rrezikshëm për jetën e njerëzve dhe fatin e demokracisë sepse është gati të hedhë në erë gjithçka për pushtetin e tij personal, madje të sakrifikojë edhe jetë njerëzish, ndërkohë që as e çan kokën fare për demokracinë se e urren.

Më e rënda është se ka dyshime të arsyeshme se ai do të tentojë ta ‘keq-shfrytëzojë’ këtë situatë për të ‘mbyllur demokracinë’ në prag të zgjedhjeve... Jeta e njerëzve dhe ‘vënia në intubim e demokracisë’ janë dy rreziqe me pasoja shumë të mëdha!

2. Vendi është pa një qeveri të aftë e të përgjegjshme për të menaxhuar këtë krizë sanitare. Vaksinat mungojnë pavarësisht gënjeshtrave monstruoze e të trasha të Ramës që askush s’i beson më. S’ka asnjë drejtim profesional sepse edhe Komiteti Teknik ka dalë haptas lidhur me Rilindjen, duke u mbledhur në zyrat e saj elektorale.

Sasia e testeve mbetet e ulët dhe e pamjaftueshme për të ndjekur, njohur dhe menaxhuar situatën e pandemisë.. Në kushtet kur shumica e vendeve europiane po i afrohen shifrës mbi 80 përqind për popullsinë e testuar, Shqipëria ka testuar rreth se 12 % të popullsisë.

3. Mbi të gjitha, s’ka asnjë strategji/program/plan veprimi si duhet menaxhuar kriza dhe si duhet qasur çështja e vaksinimit të popullsisë përveçse mbroçkullave e mashtrimeve të Ramës dhe të disa manekinëve që përsërisin gënjeshtrat e mashtrimet e tij...

4. Këto ditë, të gjithë vendet europianë janë të angazhuar seriozisht me menaxhimin e situatës për shkak të shfaqjes së mutacioneve të fundit të COVID, që përhapen më shpejt, mund të jenë më të rrezikshme dhe mund ta bëjnë vaksinën kryesore më pak efikase, përveçse moti i ftohtë e qëndrimet në vende të mbyllura kanë rritur propabilitetin e përhapjes së virusit. Në Shqipëri, këtyre shifrave, eventualisht të larta si dhe në vendet e tjera europiane, duhet ti shtohet diabolizmi i Ramës për rritjen e tyre me synimin e ‘mbylljes së demokracisë’...

5. Nga ‘shifrat zyrtare’ (ndonëse me shumë gjasa të pasakta) rezulton se nga data 17.01.2021 kur është arritur minimumi i infektimeve mesatare mujore me vlerë 15686, sasia e infektimeve mesatare mujore është rritur gjatë 11 ditëve për të arritur në datën 28.01.2021 vlerën 18308. Duke shënuar kështu një rritje me rreth 17 %. Ose mbi 2600 infektime mujore më shumë apo rreth 88 infektime ditore më shumë.

6. Ky është një alarm për i) qytetarët, sepse jeta e tyre në rrethanat e shërbimit mjekësor të dështuar shqiptar është e rrezikuar në ekstrem; ii) për spitalet e mjekët që mund të përballen me një situatë ‘përmbytjeje’ të kapaciteteve të shërbimit mjekësor dhe iii) mbi të gjithë me një vendim diabolik të Ramës për të ‘mbyllur demokracinë’ me synimin për të penguar fushatën e opozitës nga frika e humbjes...

7. Jeta e qytetarëve dhe demokracia janë në rrezik. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen e të veprojnë shpejt. Duket se s’ka më hapësirë për ‘akuza’ shtesë ndaj kësaj qeverisje që e ka mbushur kupën apo opinione për sjelljen e opozitës. Duhet vepruar fort e shpejt e të koordinuar në një bashkim të madh e efikas qytetar, që nesër askush të mos ndjehet keq nga shprehja e Curcillit se ‘... çdo popull meriton qeverinë e tij...’, bazuar në faktin se ‘termi demokraci vjen nga greqishtja e vjetër që do të thotë qeverisje e popullit..

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...