Kryemadhi: Një nga pikat kryesore të programit tonë, rimbursimi i çdo shpenzimi me 5 %

Premte, 29 Janar 2021 20:47

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvilloi këtë mbrëmje një takimin me të rinjtë në Njësinë 8, me të cilët diskutoi për zgjedhjet e 25 prillit.

Duke u ndalur te programi i LSI, Kryemadhi tha se “kemi një program shumë të thjeshtë, shumë të detajuar, shumë specifik, i drejtpërdrejtë. Është ky program, një broshurë me fjalë të thjeshta, që është i fokusuar në 5 prioritete, që janë të realizueshme dhe të menjëhershme, ku prioriteti i parë për ne është ekonomia, lufta ndaj papunësisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës, si edhe një punë të mirëpaguar”.

 

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Unë Klevi të falenderoj dhe falenderoj shumë edhe grupin e votuesve për herë të parë. Ne kemi në avantazh shumë të madh që ju që jeni votues për herë të parë i keni bërë kartat e identitetit dhe nuk ju kanë skaduar. Por do të dëshiroja që secili nga ju, duke qenë se keni pranuar për të kontribuar, ndihmuar dhe për të votuar LSI-në më 25 prill, t’iu bëni kërkesë prindërve dhe familjarëve tuaj për të qenë të vëmendshëm për të parë kartat e identitetit, pasaportën biometrike, në mënyrë të tillë që të kemi një pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhjet e 25 prillit.

Pse duam ne që të kemi një pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhjet e 25 prillit? Ne si LSI, kemi një program shumë të thjeshtë, shumë të detajuar, shumë specifik, i drejtpërdrejtë. Është ky program, një broshurë me fjalë të thjeshta, që është i fokusuar në 5 prioritete, që janë të realizueshme dhe të menjëhershme, ku prioriteti i parë për ne është ekonomia, lufta ndaj papunësisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës, si edhe një punë të mirëpaguar. Dhe në anën tjetër është arsimi, ku këto vende pune të mirëpaguara vijnë si rezultat i studentëve, i profesionistëve të zotë dhe që kanë mundësi për të krijuar hapësirat e tyre.

Ne jemi fokusuar në disa gjëra, sepse në fund të ditës të gjithë thonë, se si realizohet kjo. Është shumë e thjeshtë për ta realizuar. Një nga pikat kryesore është rimbursimi i 5% të faturës. Ne sot morëm një faturë, ja ku e kemi, ku në këtë faturë paguajmë kafet që po pimë sot këtu, dhe kjo faturë ka TVSH-në 20%, e cila automatikisht formalizon ekonominë. Por çfarë ndodh? Jo e gjithë ekonomia jonë është e formalizuar në kuponë tatimorë. Jo e gjithë ekonomia jonë shkon në shërbim të investimeve, të arsimit, të shëndetësisë, të pensioneve. Gjysma e ekonomisë sonë është informale, gjysma e ekonomisë sonë grabitet nga 3 apo 4 duar. Për ta formalizuar këtë lloj ekonomie është ky lloj propozimi që ka bërë LSI-ja.

Çfarë do të thotë? Sepse në fund të ditës të gjithë qytetarët paguajnë taksa. Çdo gjë që blejnë, që nuk ka lidhje me entet publike, e formalizojmë, e regjistrojmë dhe për të gjitha shpenzimet që bëjmë gjatë gjithë muajit, ne kemi për detyrë që t’u kthejmë qytetarëve 5% në xhepat e tyre. Ky 5% është një pagë më shumë, një mundësi më shumë. Por nga ana tjetër përveç përfitimeve që kanë në xhep prindërit tuaj, ka edhe një përfitim të madh buxheti i shtetit. Çfarë krijon ky buxhet? Krijojmë mundësinë për hapësira të reja për vende pune, investim. Për shembull mund të krijohet mundësia për të investuar në një rafineri të re nafte, që do të thotë që ne ulim çmimin e naftës. Ulja e çmimit të naftës do të thotë uljen e çmimit të kostos së çdo prodhimi, të furrave të bukës, të shërbimit të transportit publik, si dhe të kemi një naftë më të mirë që familjarët, prindërit tuaj të mos shpenzojnë çdo 2-3 muaj për të ndërruar filtrat e makinës për shkak të naftës së keqe. Por do të rrisim standardin e jetesë, do të ulim koston e jetesës dhe të krijojmë mundësi për të investuar. Ose mund të jenë investime për të rritur pensionet për gjyshërit tuaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...