BE: Rama të plotësojë kushtet, të mos sulmojë Europën duke u bërë si Erdogani!

Saturday, 30 Janar 2021 08:06

 

-Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, një nga njerëzit më të rëndësishëm në BE për integrimin e vendeve të Ballkanit dhe Shqipërisë në BE ka bërë dje një deklaratë të fortë kundër qeverisë “Rama”. Zyrtari i lartë i BE ka akuzuar qeverinë si bllokuese të integrimit të vendit, si dhe ka denoncuar pazaret që Edi Rama po bën me Turqinë kundër BE-së. Deklarata është një shuplakë e fortë që tregon se çështja e negociatave nuk është penguar nga Brukseli, por bllokimi ka ardhur vetëm për qeverisë “Rama”-

Brukseli nuk duroi me lojërat e Edi Ramës, ku ditën lutet BE dhe natën e shko e fle në Turqi. Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, një nga njerëzit më të rëndësishëm në BE për integrimin e vendeve të Ballkanit dhe Shqipërisë në BE ka bërë dje një deklaratë të fortë kundër qeverisë “Rama”. Zyrtari i lartë i BE ka akuzuar qeverinë si bllokuese të integrimit të vendit, si dhe ka denoncuar pazaret që Edi Rama po bën me Turqinë kundër BE-së. Deklarata është një shuplakë e fortë që tregon se çështja e negociatave nuk është penguar nga Brukseli, por bllokimi ka ardhur vetëm për qeverisë “Rama”.

 

“Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie europiane nuk duhet të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! Dmth nga qeveria! Konkluzionet e Këshillit Europian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur!”,- thotë zyrtari i lartë i BE. Michael Gahler, ka renditur pikat kryesore të kushteve që nuk janë përmbushur dhe i kujton qeverisë në Tiranë se nuk ka bërë asnjë progres. Gahler shprehet se ligji për median nuk është përmirësuar, zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave dhe qeveritarët i kanë shpëtuar ndjekjes penale. Përfaqësuesi i BE ndalet dhe në rastin e fundit të përgjimeve të antimafias italiane duke i kujtuar qeverisë se nuk ka bërë asgjë për pastrimin e parave. Gjithashtu, Michael Gahler rikthen në vëmendje dhe faktin se ligjshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019 ende nuk është sqaruar dhe institucionet e reja të drejtësisë nuk janë funksionale. Renditja e gjithë kushteve është një shuplakë për qeverinë “Rama”, sepse plotësimi i tyre është një detyrë që i është lënë prej vitesh kësaj mazhorance. Rezultati i sotëm është se jo vetëm nuk ka asnjë përparim, por kushtet vijojnë të shtohen. Deklarata e përfaqësuesit të BE vjen në kohën kur në Tiranë, debati për integrimin nga ana e qeverisë është kanalizuar në shprehjen “e kanë fajin vendet e BE dhe jo qeveria”. Në fakt, zyrtari i BE thotë qartë dhe pa asnjë hapësirë për keqkuptim se reformat janë bllokuar nga qeveria “Rama” dhe integrimi është marrë peng nga kjo mazhorancë. Në reagimin e Koordinatorit për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, ka një tjetër shqetësim që për herë të parë shprehet kaq qartë nga një përfaqësues i Brukselit. Është fjala për afrimin e Edi Ramës me modelin qeverisës të Turqisë dhe piruetat me sulme kundër Francës që janë bërë javët e fundit nga Rilindja. Loja e kryeministrit Rama duke sulmuar BE për llogari të Turqisë është e rrezikshme dhe nuk ka kaluar pa vëmendjen e duhur nga institucionet e Brukselit. Michael Gahler e thotë në mënyrë të qartë se ky është një provokim i qeverisë ndaj miqve saj në Bashkimin Europian. “Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit europian”,- deklaron Michael Gahler.

Deklarata e zyrtarit të BE për provokimet e Edi Ramës është sinjali i një qëndrimi të ri që Brukseli po mban ndaj Shqipërisë. Është një qëndrim që nuk e sheh qeverinë vetëm si të paaftë për reformat, por edhe si një model të rrezikshëm për rajonin. Ndërsa deri dje Edi Rama dhe qeveria e tij është mbështetur për çështjen e negociatave, lojërat rajonale të Rilindjes dhe sulmet ndaj vendeve të BE, si Franca, mund të sjellin kosto shtesë për Shqipërinë. Që skemat rajonale anti-BE të qeverisë “Rama” të mos kthehen në një ndëshkim për Shqipërinë ka vetëm një zgjidhje. Më 25 prill kjo mazhorancë duhet ndëshkuar dhe për dështimin histori me negociatat dhe integrimin në BE.

Dështimi i hapjes së negociatave reale ku duhej të kishim një konferencë BE-Shqipëri, është faji krejtësisht i kryeministrit. Edi Rama nuk e do modelin europian, ai pëlqen presidentin turk. Dhe synon ta vendosë edhe në Shqipëri, si regjim despotik

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...