Mashtrimi tjeter i Rames per vaksinën.

Saturday, 30 Janar 2021 10:31

Kryeministri Rama ka zbuluar paraditen e sotme në Korçë se të hënën në vendin tonë do të vijnë dozat e tjera të vaksinës Pfizer, të kontraktuara nga qeveria shqiptare.

Rama u sshpreh se kompania ka njoftuara se furnizimi do të fillojë ditën e hënë, por sasia e dozave nuk do të vijë sa ëhstë lajmëruar në fillim (500 mijë doza) por më pak. Gjithashtu, kryeministri theksoi se qeveria është në negociata dhe me kompani të tjera.

Po ju sjellim në kujtesë një shkrim të mjekut të njohur Dasho i cili e shkremoqi propagandën e rilindjes në lidhje me vaksinat:

"Keta vazhdojnë të habisin. Ministrja Manastirliu harroi “betimin” e bërë nga shefi i vet para Pfizer-it dhe deklaroi se i janë paguar 2.9 milion dollarë kompanisë së sipërpërmendur (deri para pak ditëve ky fakt ishte klasifikuar si sekret shtetëror). Ajo që nuk sqarohet është se për sa doza është paguar.

Në se është parapaguar për 40,000 dozat që do të vijnë në janar-shkurt, çmimi i bie të jetë 72.5 dollarë për dozë çka do të ishte një rrjepje pasi Izraeli, vendi që ka paguar më shtrenjtë se gjithë të tjerët për vaksinën, e ka blerë atë me 28 dollarë për dozë.

Nga ana tjetër, në se është paguar 2.9 milion dollarë për gjithë sasinë atëherë çmimi do të ishte 5.8 dollarë pë dozë, një çmim super i leverdisshëm, për të cilin qeveria meriton përgëzimet dhe vlerësimet e gjithë qytetarëve.

Sigurisht qe keto detaje "të vogla" u anashkaluan nga ministrja ne Kuvend.

Ndërkohë dje, Presidenti i ka dhënë autorizimin Ministres së Shëndetësisë dhe Ministrit të Rindërtimit (e çuditshme lidhja e rindërtimit me vaksinën!!!) të negocijojnë direkt me kompanitë prodhuese.

Në vend që të shfrytëzojë këtë tagër dhe të rrahë tregjet ndërkombëtare, ministrja raporton si “sukses” faktin që shumë muaj më parë u nënshkrua një tjetër marrëveshje me COVAX. Duke bashkuar 1.1 milion vaksinat e COVAX-it dhe 500 mijë vaksinat e Pfizer-it, ministrja shpall të zgjidhur me sukses çërshtjen e vaksinimit!

Qytetarëve shqiptarë edhe mund t’u kursehet kjo tallje!

Vaksinat janë akoma lëndë e parë dhe ekzistojnë vetëm në librat kontabël të Pfizer-it dhe COVAX-it, kurse Parlamenti shqiptar i numëron ato si të siguara për qytetarët!

Në fakt, peshku në tigan që kanë qytetarët shqiptarë janë 11 vaksinat e kontrabandës që ju administruan dje grupit të radhës të show-t qeveritar!

Duke pritur që vaksinat peshq që kalojnë nga detet e kompanive farmaceutike, në tiganët e shtetit shqiptar, qytetarët vazhdojnë të mashtrohen me përrallat parlamentare dhe stadiumin ku luhet një ndeshje e turpshme elektorale.

Zonja ministre,

Spitalet rajonale po mbushen plot! Vala e radhës së COVID po sëmur me qindra shqiptarë në ditë dhe po merr me qindra jetë në muaj! Shto testet, bëj gjurmimin e rasteve dhe mos i lër shqiptarët të vdesin në shtëpi!

Mbi të gjitha ndaloje talljen me qytetarët shqiptarë!

Ata nuk e meritonë atë"- ka mbyllur reagimin mjeku i njohur.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...