“Të pasurit përfitojnë mbi 50 mln euro”, Basha i përgjigjet Ramës: Taksa e sheshtë 9%, ulje e madhe e barrës fiskale

Saturday, 30 Janar 2021 11:39

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama për uljen e taksës së sheshtë në 9%, gjatë një takimi me shoqatën e fasonëve të Shqipërisë.

Kryedemokrati Basha tha se kjo është një ulje e madhe e barrës fiskale, ndryshe nga kryeministri, i cili u shpreh se kjo është një taksë për të pasurit dhe ulja e saj bën që të përfitojnë këta të fundit mbi 50 milionë euro nga buxheti i shtetit.

“Sektori i fasonëve është një nga sektorët kyç të ekonomisë shqiptare. Sektori i fasonëve punëson një numër madh personash. Mbi 15 mijë veta kanë humbur vendin e punës vetëm në sektorin tuaj. Ajo që kemi prezantuar nuk është program mrekullish. Ai është program normalizimi dhe rimëkëmbje ekonomike. Taksa e sheshtë 9%, ulje e madhe e barrës fiskale. Çdo litër naftë do të jetë 240 lekë më lirë. Detyra e qeverisë është të mos vonojë rimbursimin e TVSH, sepse është kthyer në një ankth”, tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...