“ShqipëriaFiton”/ Basha me fasonët: Programi ynë eviton kolapsin dhe kthen ekonominë në normalitet

Saturday, 30 Janar 2021 15:48

 

I udhëhequr nga motoja “Shqipëria fiton”, kryedemokrati Basha ndau sot nga afër me përfaqësues të fasonëve programin ekonomik të Partisë Demokratike. Basha u shpreh para tyre se me programin e PD evitohet kolapsi duke kthyer ekonominë në normalitet.

Taksa e sheshtë 9%, anulimi i taksës Rama 240 lekë/l karburant, ulja e çmimit të energjisë dhe ulja e normës së kontributit për sigurimet shoqërore ishin disa prej premtimeve të tij.

 

“Bisedova sot me një grup prodhuesish fasonë të veshjeve dhe këpucëve nga Shoqata e Fasonëve të Shqipërisë. Sipërmarrjen fasone, punëdhënësen e dhjetëra mijëra shqiptarëve e kanë rrënuar taksat e larta, kostot e rritura nga rritja e çmimit të energjisë dhe karburanteve. Janë lodhur nga zvarritjet në rimbursimin e TVSH-së, nga inspektorët çdo ditë në derë dhe nga burokracitë penguese. Nuk ka mjaftuar kjo, por edhe taksat vendore u janë më shumë se dyfishuar.

Sipërmarrësit më vunë në dijeni të humbjes së 15 mijë vendeve të punës vetëm në kompanitë anëtare të kësaj shoqate. Një pjesë e madhe prej tyre mendojnë sot shitjen e biznesit si rrugëdalje, sepse pandemia i ka gjetur pa përkrahje nga qeveria, ndryshe nga kolegët e tyre në vendet fqinje. Shumë fasonë shqiptarë nuk do të prodhojnë në muajt e ardhshëm.

Prezantova përpara tyre angazhimet kryesore të programit ekonomik të Partisë Demokratike. Ne kemi ndërtuar një program se si ta nxjerrim ekonominë nga kolapsi dhe ta kthejmë në shinat e rritjes. Nuk është një listë premtimesh boshe, por një platformë shpëtimi dhe rimëkëmbjeje, sepse e kemi shkruar bashkë me sipërmarrësit, mes tyre edhe fasonët.

Taksa e sheshtë 9%, anulimi i taksës Rama 240 lekë/l karburant, ulja e çmimit të energjisë dhe ulja e normës së kontributit për sigurimet shoqërore i kanë entuziazmuar bizneset shqiptare. Më shumë para do të mbeten në llogaritë e tyre për të investuar dhe rritur biznesin. Më shumë para do të mbeten në xhepat e punonjësve të tyre për të përballuar jetesën. Më shumë vende të reja pune do të krijojë ky çlirim i tregut nga pesha e shtetit të madh.

Me programin tonë fiton sipërmarrja, fitojnë familjet shqiptare. Në sajë të sipërmarrësve dhe shqiptarëve të tillë, më 25 prill Shqipëria do të fitojë. #ShqiperiaFiton”,- tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...