Kryeministri Rama: Nuk kemi pse shikojmë nga BE, kemi tregun turk dhe Lindjen e Mesme!

Diel, 31 Janar 2021 09:13

 

Kryeministri Rama ka disa javë që po e rrit dozën e sulmeve ndaj BE dhe Brukselit. Pasi ka bërë një vizitë në Turqi, ku mori mbështetje (ushtarake apo financiare nuk dihet), kryeministri po orienton gjithçka drejt Turqisë dhe Lindjes së Mesme.

 

Dje në Korçë ai tha tekstualisht:

“Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje”.

E jo vetëm dje, por ka disa javë që po e ndryshon kursin Perëndimor, qoftë duke sulmuar BE apo Francën në veçanti. Ndaj ky ndryshim gjeostrategjik i kursit qeveritar do të sjellë një kundërshtim të fortë me 25 prill me përkrahësit votues shqiptarë pro BE, të cilët janë mbi 95 %. Me sa duket kryeministri ka ndërmend të përdorë bandat dhe dorën e fortë që ti fitojë zgjedhjet me dhunë, për ta spostuar mënyrën e drejtimit të qeverisë dhe shtetit në një stil erdoganist.

Por kjo do sjellë reagim popullor që do ta çojë vendin me keq se në vitin 1997.

Disa analistë shprehen se kjo mënyrë sjellje e tij mbetet një mllef antieuropian se nuk i hapen negociatat, por nuk është në të vertetë kështu, kush e njeh mirë Edi Ramën. Ai e ka brenda vetes deshirën për ta kthyer Shqipërinë në një miniTurqi në stilin e drejtimit autoritar. Ai nuk e pranon demokracinë si nocion dhe si zbatim, sepse rreket me pasion turkoman të jetë një Erdogan shqiptar, paçka se herë thotë se jam katolik e herë-herë ortodoks, pra si i krishterë me orientim Perëndimor.

Ai ka dy vite e kusur, për fajin e opozitës reale, që ka marrë gjithçka në dorë. Nuk ka parlament, nuk ka media të pavarura, nuk ka sistemi gjyqësor funksional, institucionet kushtetuese i ka shkatërruar, përveç Presidencës që ka mbetur “kalaja” e fundit e pa pushtuar nga erdoganisti Ramë.

Kjo deklaratë e kryeministrit Rama nuk është çështje “mishi” apo “qoftesh turke”. Ai shpreh atë që vërtet aspiron dhe synon, pra të një Shqipërie kthyer nga Lindja.

Reagimi i vakët i ambasadorit të BE, Soreca ndaj deklaratave të kryeministrit Rama, duket sikur i jep me tepër zemër shefit të Rilindjes për ta kthyer timonin sa më shumë nga Lindja. Deri tani kanë reaguar ashpër PE, BE dhe sidomos ambasada franceze në Tiranë, por ka heshtur në mënyrë të çuditshme ambasada amerikane në Tiranë për këto helme antieuropiane të shefit të qeverisë shqiptare, të cilat në thelb janë kundër orientimit gjeostrategjik të vendit.

Heshtja e tyre e bën Ramën me erdoganist dhe me të rrezikshëm edhe për SHBA më vonë.

Ndaj ka nevojë që votuesit shqiptarë me 25 prill te jenë të vetdijshëm se nuk po heqin qafe një njeri që shtoi varferinë ndaj tyre e mbushi xhepat e oligarkëve, por se heqin njeriun që po i largon nga rruga drejt Europës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...