Kryemadhi: 5 prioritetet e LSI synojnë t’i japin pushtetin të rinjve

Diel, 31 Janar 2021 13:03

 

Pas prezantimit të planit që ka Lëvizja Socialiste për Integrim për qarkun e Durrësit, kryetarja Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me të rinjtë tha se 5 prioritet e LSI kanë prirje për ti dhënë pushtetin të rinjëve.

Pjesë nga fjala

 

Pse pushtetin e LSI-së të mos ua japim të rinjve. LSI është një parti, por kjo parti nuk do të ketë vlerë nëse nuk rigjenerohet me të rinj e të reja. Ne kemi luftuar, jemi sfiduar e do të vazhdojmë të sfidohemi. Sfidat tona më të mëdha janë angazhimi i të rinjve dhe të dalim mbi veten. Nuk është e rëndësishme ajo që përfitojmë vetë, por çfarë bëjmë për të tjerët.

Prioritet e LSI janë të investojmë për të rinjtë e të rejat dhe ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Ti rikthejmë të rinjtë dhe të rejat, ta bëjmë veten e tyre.

Për shkencat politike, Anisa, pika kryesore është kontakti me njerëzit, zgjerimi i rrethit shoqëror. Një politikan ka vlerë nëse bën për njerëzit dhe ne këtu duhet ta kthejmë të gjithë modelin e politikanit, që ulet me njerëzit, bisedon me ta, i dëgjon dhe mundohet për ti zgjidhur. Në programin e LSI nuk ka fjalë të ndërlikuara është shumë i thjeshtë. Janë 5 prioritete që mund të zgjidhen jo për 5 muaj, por për 5 ditë, mjafton që ta marrësh përsipër.

Ersa, ju duhet ta merrni vetë flamurin në dorë, sepse Durrësi ka mjaft të rinj dhe të reja. Durrësi ka furnizuar historikisht Tiranën me kuadro dhe profesionistë. Pjesa më intelektuale e Durrësit sot drejton ekonominë në Itali. Fuqia intelektuale, truri, që ka Durrësi është shumë i madh. Ne duhet të rikthejmë Durrësin e vërtetë, sepse është qyteti më i vjetër. Ne flasim për arkeologjinë e Durrësit, por nuk flasim dot për njerëzit që është e domosdoshme. Unë them që mos prisni nga Monika dhe Elona, përfshihuni vetë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...