“Me programin ekonomik do fitojnë qytetarët”, Tabaku me bizneset në Tiranë: Në 25 Prill bëjmë ndryshimin e madh

Diel, 31 Janar 2021 14:30

 


Ish-deputetja Jorida Tabaku zhvilloi sot një takim me biznese të ndryshme në Tiranë për t’i njohur ata me programin e PD-së për të rritur ekonominë, përmes uljes së taksave, pullës fiskale që mban larg tatimorët dhe rritjes së konsumit.

Bizneset pohuan të gjithë se situata është shumë keq, njerëzit blejnë shumë pak, se nuk kanë lekë, pandemia i ka goditur keq, qeveria nuk i ka ndihmuar dhe mezi ia dalin. “Prezantimi i pullës fiskale tek çdo biznes i vogël që paguan taksa, bën të mundur që biznesit të mos i bien në qafë tatimorët dhe pastaj pjesën tjetër e bën taksa.” – tha Jorida Tabaku gjatë takimit me bizneset.

Ndërsa ata kanë dhënë pëlqimin e tyre për programin ekonomik të PD-së, duke e cilësuar atë shpresëdhënës.

“Programi ka qëllim te fitoje individi, te fitoje ekonomia. Nuk mundet te fitoje Edi Rama dhe Arben Ahmetaj dhe 5 veta qe kanë mbrapa, duhet te fitojnë te gjithë shqiptarët. Për biznesin e madh nga 15% ne 9% tatim fitimin. Kjo te jep me shume mundësi qe te investosh. Sigurimet shoqërore, kontributet e punëdhënësit dhe punëmarrësit 9% me 9%; takse e sheshtë edhe këtu. Çmimi i energjisë elektrike sidomos për prodhuesit ulet me 20%. Rritja e çmimit te karburantit ka rritur kostot e prodhimit. Janë të gjitha zinxhir. Pra, fiton ti, fiton Shqipëria, fitojnë të gjithë shqiptarët. Ju jeni baza e ekonomisë. Me 25 prill te bëjmë ndryshimin e madh.”, -shpjegoi Tabaku

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...