“Nga bebja në bebe”, Kryemadhi shpjegon mekanizmin financiar që çdo foshnjë që lind të ketë të ardhme të sigurt

Tuesday, 02 February 2021 11:02

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka shpjeguar në detaje programin “nga bebja në bebe”.

Kryemadhi nënvizon se Shqipëria është një vend, ku lindshmëria ka rënë ndjeshëm dhe për të pasur një popullatë që rritet, duhet aplikuar programi ekonomik, që garanton të ardhme të sigurt për fëmijët.

 

 

Liderja e Lëvizjes Socialiste për Integrim vlerëson se nëse nga buxheti, fëmijës i jepet 100 dollarë kur lind, ai do ketë 25 mijë dollarë kur të arrijë moshën e prindërimit.

foto galeri PreviousNext
Postimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:

 

Ky është mekanizmi financiar i investimit, me të cilin do të funksionojë programi NGA BEBJA NË BEBE.

Çdo fëmijë që lind gjatë qeverisjes së LSI, kur të rritet dhe të bëhet vetë me fëmijë, do të ketë mbështetje financiare në vlerën rreth 25 000 USD për të nisur jetën e re prindërore.

SHQIPËRIA SHTËPIA E TË RINJVE

 

1- Numri i lindjeve ne Shqiperi, viti 2020 – 28.000 lindje ne vit.

 

2- Nese hedhim 1000 dollare per 1 vit, shkon 28 milion dollare ne vit.

3- 28 milion dollare, sot ne periudhe krize eshte 0.56% e Buxhetit Total Vjetor te Shtetit Shqiptar ne vitin 2020.

4- Kjo vlere vjetore eshte e barabarte me 2 km rruge te tenderave te qeverise Rama.

5- Si do te funksionoje mekanizmi i krijimit, administrimit te fondit Nga BEBJA NE BEBE.

Ky Program per Fondin e Investimeve te Femijeve, do te miratohet ne Parlament dhe do te percaktoje qarte rregullat dhe mekanizmat.

Modeli i Fondit do të realizohet bazuar mbi modelin e “interesit të përbërë” (Compaund Interest and Future Funds), mbi modelet e bursave të tregut financiar ndërkombëtar.

 

Cila do të jetë Formula e cila do të llogarisë kthimin minimal të investimit të këtij fondi pas 25 viteve për një fëmijë të lindur sot?

FORMULA e cila garanton kthimin minimal te investimit për 1 fëmijë pas 25 vjetëve është:

Investimi (i) është 1000 dollarë për fëmijë.

Periudha kohore = 25 vite.

1000 (1+x)25 = 25,000

(1+x)25 = 25

(1+x)= 25 në fuqi 0.04

(1+x)= 1.1374114

x= 0.137411461756029

x= 13.7411461756029 %

Kjo është formula sesi minimalisht fondi duhet të japi për çdo fëmijë 25.000 dollarë.

—-

Kjo Formule vlen për INDIVIDIN dhe jo për familjen.

Që do të thotë:

Bebja x mashkull dhe bebja y femer te lindur në vitin 2021, mbas 25 vitesh, viti 2046, sjell në jetë beben z. Në këtë moment, prindërit x dhe y, janë zotërues të një fondi 50.000 dollarë. Ndërkohë që bebja Z kryen të njëjtin cikël për jetën e saj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...