“Nuk ka bir nëne të bëjë rolin e tutorit për shqiptarët,” aktori Bujar Asqeriu krah Bujar Leskajt në Vlorë: Votuesi i dekurajuar nga politika. PD bëri autokritikë të shëndetshme

Tuesday, 02 February 2021 11:47

 

Aktori i njohur Bujar Asqeriu është shfaqur në mbështetje të drejtuesit politik të PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj për zgjedhjet e 25 prillit. Asqëriu u shpreh se është fat që PD caktoi për Vlorën, Bujar Leskajn të cilin e konsideroi një aset të çmuar të qytetit.

“Është fat dhe vlerësim shumë i madh që PD caktoi në Vlorë, një nga asetet më të çmuar që ka qyteti jonë, Bujar Leskaj. Ne që e njohim nga afër, kudo që ka punuar ka dhënë shembull të jashtëzakonshëm qoftë në Ministrinë e Kulturës në Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe jam i bindur që duke mbështetur Bujarin të gjithë them se drejt fitores do të shkojmë me shumë qetësi dhe me shumë respekt për të gjithë qytetarët e Vlorës. Goditja e parë që i bëhet qytetit, është kujtesa, i heq kujtesën nga truri njeriut pastaj e godet në inisiativë, e godet në kurajo, e tremb njeriun dhe njeriu jeton me frikë.

 

 

Sistemin që ndërtoi Shqipëria dhe populli shqiptar nuk mund ta mposhtë njeri dhe nuk ka bir nëne të vijë dhe të bëjë rolin e tutorit për shqiptarët. Nuk ka bir nëne! Cilësitë më të mira që kanë intelektualët e Vlorës, në tërë historinë e vet ka qenë inteligjenca, historia, karakteri, mbi të cilat është zhvilluar ky qytet. Ky qytet është qytet me zemër, deti i ka dhënë lirinë, ka një problem shumë të rëndësishëm të cilin duhet ta vlerësojmë. Votuesi shqiptar është i dekurajuar nga politika. Këtë duhet ta marrim si një fakt të rëndësishëm, nuk ka më simpati për politikën shqiptare.

Kështu që, ndezja e motorëve për të bindur qytetarët, që PD ka bërë ka autokritë të shëndeteshme dhe ka riparuar gjëra të cilat e kanë penguar ose nuk i ka bërë mirë, duhet folur me shumë sinqeritet me votuesit. Votuesi nuk duhet të gënjehet më, i duhet thënë e vërteta. Vlerësova programin ekonomik të PD, mos mbeten në letër por të realizohen. E rëndësishme do të jetë që edhe nesër të merret mendimi i burrave e grave të Vlorës. Kam besim të plotë që duke mbështetur Bujarin e tërë aksionin e tij politik, që më në fund të zbatohet programi i politik i PD, që Shqipëria mos ndryshojë, të bëhet si gjithë Europa.” tha Asqeriu

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...