“Qytetari Rama, kryeministri në ikje”, Basha ‘dhëmbë për dhëmbë’: I vetmi që humb nga programi ynë. 8 vite dështime, shkatërroi ekonominë dhe vendin

Tuesday, 02 February 2021 13:37

 

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur ashpër deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë për media, në fokus të të cilit ishte programi i PD për 25 prillin, Basha tha se ‘qytetarit Rama’ nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të bëjë sulme personale.

Ai i cilësoi 8 vite me dështime dhe premtime të pambajtura duke e krahasuar me ish-Presidentin e Venezuelës Hugo Chavez, një udhëheqës populist e autokrat në vendin e tij dhe kritik i hapur i Shteteve të Bashkuara.

 

“Njëri prej qytetarëve është i lodhur i dëshpëruar dhe nuk e fsheh dot nervozizmin nga ky program. Është i vetmi që del i humbur nga ky program. Qytetari Rama pas 8 vitesh dështimesh nuk i ka mbetur asgjë tjetër përveçse të ngulet para televizori ose ‘facebook’-ut dhe të bëjë sulme personale. Ju e kuptoni pse e bën këtë.
Dua t’ia shpjegoj qytetarëve. Çfarë tjetër mund të bëjë qytetari Rama, kryeministri në ikje pas 8 vitesh premtime të pambajtura, 8 vite dështime, ku ka sjellë papunësi, rritje të kostos së jetesës, ikje masive të të rinjve, shkatërrimin e ekonomisë dhe vendit.
Imagjinoni që për 8 vite ka pasur gjithçka në dorë, pushtetin më të pakufizuar që nga koha e Enver Hoxhës. Shikoni ku e ka katandisur Shqipërinë me pushtetin që ka pasur. Ndërkohë që ka nisur dhe intensifikon ritualet e tij Chavez-iane, sulme ndaj opozitës, medias, ambasadorëve, BE-së, ne kemi vite që përgatisim ofertën tonë për shqiptarët, jo premtime. Unë nuk bëj premtime. PD nuk bën premtime. Ky që shpaloset nga kjo sallë është angazhim, është plan pune konkret. Ka marrë një kohë të gjatë për t’u përgatitur, me ekspertët më të mirë tanët dhe me ndihmën më të vyer ndërkombëtare. Është ky plan pune në qendër të të cilit janë hallet që ka shkaktuar 8 vite qeverisje të kryeministrit të lodhur dhe të dështuar që si ka mbetur tjetër gjë veç sulmeve, diversioneve”, deklaroi Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...