Teste për Covid/ EUROPOL shkresë edhe Shqipërisë: Kujdes, kriminelët po shfrytëzojnë rastin për…

Tuesday, 02 February 2021 20:15

 


Me anë të një shkrese dërguar vendeve anëtare, Europol i paralajmëron këto shtete për shfrytëzimin e mundësisë së prodhimit dhe shitjes së certifikatave të rreme të provës COVID-19 nga ana e kriminelëve.

Agjencia evropiane thotë se tanimë janë shfaqur raste të tilla, pasi teste të tilla u kapën në aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris, Francë.

Raste të tilla janë regjistruar edhe në Mbretërinë e Bashkuara dhe në Spanjës, ku raporte të tilla me rezultate fiktive negative shiteshin me 40 euro.

“Duke pasur parasysh mjetet e përhapura teknologjike të disponueshme, në formën e printerëve me cilësi të lartë dhe softuerëve të ndryshëm, mashtruesit janë në gjendje të prodhojnë dokumente të falsifikuara ose të rreme me cilësi të lartë”- thekson Agjencia.

Shtetet Anëtare inkurajohen të ndajnë me Europol çdo informacion të rëndësishëm mbi aktivitetet kriminale në lidhje me dokumentacionin e rremë të provës COVID-19.

Më herët në Shqipëri janë prangosur pesë persona, pronarë të agjencive turistike të cilët u mundësonin teste negative false për covid personave të caktuar që donin të udhëtonin drejt BE, kryesisht në Gjermani.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...