kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka quajtur akt historik vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.Berisha thotë se ky akt është një goditje e rëndë për Serbinë dhe projektin e tyre serbomadh.Ai ka kujtuar edhe ndërmjetësimin e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump për njohjen e Izraelit.
Postimi i plotë:Ditë historike për Kosovën dhe Kombin!Ky është një akt i një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe kombin shqiptar, dëshmi e një vullneti të dyanshëm për një të ardhme miqësore e të shkëlqyer midis dy vendeve dhe dy kombeve që kanë një trashëgimi të çmuar në marrëdhëniet dhe qëndrimin ndaj njëri tjetrit.
Në të njëjtën kohë ky akt është një goditje e rëndë për Beogradin dhe projektin e tij të serbomadhisë.Marrëveshja u bë e mundur me ndërmjetësimin direkt të ish Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe vendimi u mor me datën 4 shtator 2020, gjatë takimit të delegacionit të Republikës së Kosovës të kryesuar nga kryeministri Hoti me ish presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë.Miku i Zografit Bis, serbomadhi Aleksander Vuçiç bëri gjithçka për të minuar zbatimin e kësaj marrëveshje por dështoi me turp.Duke përfunduar miq, le të shprehim ne mirënjohje të thellë ndaj të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë akt tejet të rëndësishëm për marrëdhëniet midis dy vendeve.Zoti i bekoftë Kosovën, Izraelin, shqiptarët dhe hebrenjtë kudo që janë! Urime!