Partia Demokratike cakton Tritan Shehun si drejtues politik në Gjirokastër

E mërkurë, 03 February 2021 16:16

 


Partia Demokratike ka caktuar Tritan Shehun si drejtues politik në qarkun e Gjirokastrës për zgjedhjet e 25 prillit.


Lajmi konfirmohet nga burime të gazetës “Panorama”. Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-deputeti Tritan Shehu është një prej politikanëve me përvojë dhe kontribut brenda selisë blu.

Më herët Partia Demokratike ka caktuar Gazment Bardhin në qarkun e Elbasanit, Edi Palokën në Durrës dhe Helidon Bushatin në Shkodër.

Në Vlorë, PD ka caktuar si drejtues të qarkut ish-kreun e KLSH-së, Bujar Leksaj, ndërsa Fierin PD-ja ia ka besuar ish-ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.

Në qarkun e Lezhës drejtues politik është Mark Marku, Korça i është besuar Edmond Spaho-s, ndërsa në Dibër është caktuar ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...