“Kemi paguar taksat e ndarjes shpirtërore”, Monika Kryemadhi: Do ta heqim taksën e Rrugës së Kombit mes Shqipërisë dhe Kosovës

E mërkurë, 03 February 2021 16:45

 


Gjatë një interviste për mediat në Kosovë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u angazhua se do ta heqë taksën e Rrugës së Kombit, duke theksuar se dy vendet nuk do të ndahen nga taksat financiare.

“Për sa i përket taksës, ne do ta kthejmë mbrapsht gjithë atë taksë. Atë që nuk na ndanë dot shekujt, nuk mund të na ndajnë dot pejtollet e rrugëve, kështu që të jeni të bindur që shumë e shpejtë do të jetë dita që do të rrënohet një taksë ndarjeje, edhe financiare. Boll kemi paguar taksat e ndarjeve shpirtërore, tashmë nuk mund të ndajnë më taksat financiare”, shprehet Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së foli edhe mbi mbiemrin Kryemadhi duke treguar detaje nga celebrimi me Ilir Metën.

“Sepse në fakt e kam mbiemrin Kryemadhi. Edhe kur jam martuar, kur kemi bërë celebrimin bashkë me Ilirin, punonjësja e gjendjes civile na pyeti: Mbiemri? Sigurisht që Kryemadhi, – i thashë unë. Po patjetër që Kryemadhi, – i tha dhe Iliri, – se si mund ta ketë ndryshe mbiemrin?

Ndoshta instinkti i parë nuk ka qenë le të themi Kryemadhi për të ruajtur një lloj identiteti apo për të treguar një lloj karshillëku ndaj mbiemrit Meta, sepse unë do të isha shumë e nderuar të kisha mbiemrin Meta, mbiemrin e Ilir Metës, por ndoshta në atë kohë e kam menduar edhe pak si vajzë babai, sepse kandidonim për deputetë, dhe gjithmonë deputetët që kandidonin në një proces mazhoritar, në të cilin kemi qenë në atë kohë, shkruhej emri i kandidatit, emri i babait dhe mbiemri dhe unë nuk mund të shkruaja:

Monika Ramazan Meta, kur ndërkohë babai im quhej Ramazan Kryemadhi dhe ky ka qenë instinkti i parë i mbiemrit Kryemadhi. Por, më pas sigurisht edhe eksperiencat, edhe shumë gjëra të tjera, ose njohjet, unë atëherë kam qenë Zëvendës-presidente e Internacionales të Rinisë Socialiste, që në vitin 1994 jam zgjedhur, dhe unë celebrimin me Ilir Metën e kemi bërë pasi na ka lindur vajza jonë e parë, Bora, në janar të vitit 1999”, shprehet Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...