1000... dhe vdekjet fshihen!

E Enjte, 04 February 2021 09:58

 

Nga Erion Dasho - 04/02/2021

1000! Për herë të parë dje u diagnostikuan më shumë se 1000 persona në një ditë të vetme. Kambana e alarmit që kemi muaj që i biem! Ndodhi pasi shteti, ministria dhe Komiteti nuk bënë asgjë dhe i lanë qytetarët në mëshirën e virusit!

Për situatën në spitale nuk po flet askush. Për tre ditë numri i të shtruarve u rrit nga 280 në mbi 400! Shtretërit e pavionëve të infektivit në spitalet rajonale janë mbushur! Në spitalet private duhet të kesh mik dhe 2 apo 3 mijë euro nata që të gjesh vend!

Vdekjet vazhdojnë të fshihen. Nuk raportohen vdekjet në spitalet rajonale dhe as ato në shtëpi! Vetëm kur dalin shifrat e INSTAT, kupton se sa ka mashtruar qeveria!

Ndërkohë, qeveria me një plan djallëzor e ka zhvendosur vëmendjen drejt vaksinës. Çdo muaj kontrabandon nga një kuti kartoni, të cilën kush-e-di sa e paguan në kush-e-di cilin treg të zi, dhe pret me shpresë nga BE dhe COVAX.

Fatmirësisht, ashtu si shkruaja javën e shkuar, COVAX do të dërgojë shumë shpejt disa dhjetëra mijëra doza të vaksinës së Astra Zeneca-s, të cilat me shumë gjasa do të përfundojnë në show-n elektoral të Air Albania-s!

Janë zhdukur nga ekranet kompetentët që parashikuan "pikun" në dhjetor! Janë zhdukur promovuesit e teorisë së imunitetit të tufës, të cilët harruan se kemi të bëjmë me një virus akoma të panjohur dhe se Tirana nuk është e gjithë Shqipëria.

Stina e virozave është në kulmin e saj dhe virusi mund të bëjë shumë më tepër dëme se sa ka bërë deri tani!

Është koha për përgjegjshmëri dhe veprim të shpejtë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...