Programi i PD/ Vokshi e shpjegon: Si do të ndryshojë arsimi për fëmijët shqiptarë pas 25 prillit!

E Enjte, 04 February 2021 11:46

 

Një nga bashkëhartueset e programit të PD për arsimin #ShqipëriaFitonArsimin, Albana Vokshi, shpjegon në pak sekonda se si do të ndryshojë arsimi për fëmijët shqiptar pas 25 prillit.

Vokshi thotë se cilësia e arsimit do të përmirësohet, ndërsa kushtet për shkollimin e fëmijëve tanë do të jenë shumë më të mira me planin e Partisë Demokratike.

 

SHPJEGIMI I ALBANA VOKSHIT:

Albana përshëndetje!
Albana Vokshi: Përshëndetje, Jona!
Jona: Motra ime është në shkollë, por për shkak të kushteve jo të mira po mendojmë ta çojmë në një shkollë private. A do të ndryshojë diçka në cilësinë e shkollimit?!
Albana Vokshi: Patjetër që do ndryshojë. Nxënësi do jetë në fokus të programit të Partisë Demokratike. Të gjitha shkollat, edhe në cepin më të fundit të Shqipërisë, do jenë me infrastrukturë, me standarde ndërkombëtare. Prindërit, sikurse po e diskutonim dhe me Valbonën dhe me Malvinën do jenë krejt të qetë sepse fëmijët e tyre do jenë në një ambient të sigurt. Do sigurojmë edhe vakte ngrënie, madje edhe aktivitete të ndryshme mbas mësimit, bazuar në prirjet që nxënësit do të kenë.
Jona: Shkollimi i fëmijës ka dhe kosto, a do të kemi një ndihmë?
Albana Vokshi: Përveç faktit që prindërit do jenë të sigurt për fëmijët e tyre, deri në orët e pasdites dhe do të kenë mundësi që të punësohen, që do të sjellin më shumë të ardhura për familjet e tyre. Partia Demokratike angazhohet që për 350 fëmijë, të sigurojë tekste të reja falas. Ndihmë e cila për 60 mijë familje në nevojë do të vazhdojë deri në fund të shkollës së mesme.
Jona: Faleminderit Albana.
Albana Vokshi: Faleminderit, Jona! Në 25 Prill, Shqipëria fiton arsimin

Modifikuar më E Enjte, 04 February 2021 13:19

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...