Reagim i anëtarit të kryesisë së LSI, Sokol Dervishaj për disa lajme që kanë qarkulluar në media

E Enjte, 04 February 2021 13:18

 

Mediat afër qeverisë kanë nxituar të sajojnë një lajm se anëtari i kryesisë së LSI, Sokol Dervishaj ka kaluar me PS. Menjëherë pas këtij lajmi të rremë, ka reaguar vetë Sokol Dervishaj, i cili thotë se:

“si njëri nga anëtarët themelues të LSI dhe për këdo që më njeh sado pak, unë nuk hyj në kategorinë e njerëzve që kanë nevojë për sufler apo zëdhënës. Nëse do të isha distancuar apo larguar nga partia që kemi bashkëthemeluar me shumë kolegë të nderuar, do të kisha si gjithnjë kurajën të deklarohesha vet për qëndrimin apo vendimin tim, duke ua bërë këtë të ditur më parë te gjithë atyre që kemi bashkëudhëtuar këto 17 vite”.

 

Reagimi i Sokol Dervishajt për mediat

Me indinjatë lexova një pseudolajm që në mënyrë krejt abuzive për një media profesionale është shfaqur si buja e radhës në programin mediatik që ka filluar të dominojë mbi debatin real programor të asaj që duhet të ishte beteja e ideve në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. Si njëri nga anëtarët themelues të LSI dhe për këdo që më njeh sado pak, unë nuk hyj në kategorinë e njerëzve që kanë nevojë për sufler apo zëdhënës. Nëse do të isha distancuar apo larguar nga partia që kemi bashkëthemeluar me shumë kolegë të nderuar, do të kisha si gjithnjë kurajën të deklarohesha vet për qëndrimin apo vendimin tim, duke ua bërë këtë të ditur më parë te gjithë atyre që kemi bashkëudhëtuar këto 17 vite. Por fatkeqsisht për abuzuesit me të vërtetën, kjo gjë nuk ka ndodhur. Pra me pak fjalë, një fake news në vazhdën e një maratone fakenews që do lexojmë edhe në të ardhmen. Një këshillë miqësore për të gjithë, fokusohuni te programet, idetë, alternativat, se me ato do të ballafaqohemi në zgjedhje dhe jo me lajme të rreme e skupe dite

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...