Dosja 339/ U dënuan me burg dhe iu konfiskuan pasuri me vlerë 5 mln €, Yuri Kim: Shpresojmë që SPAK të japë më shumë rezultate kundër korrupsionit

E Enjte, 04 February 2021 18:51

 


Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me vendimin që dha Gjykata e Posaçme, e cila konfiskoi me vlerë 5 milionë euro të disa prej të dënuarve të dosjes 339 për laboratorin e heroinës në Brenogë të Hasit.

yurikim
Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja ka mbështetur punën e SPAK, ndërsa thekson se pret që ky institucion të japë sa më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Teksa poston edhe njoftimin e SPAK për këtë çështje, Kim shkruan: “Bazuar në informacionin nga DEA amerikane, SPAK ndoqi penalisht me sukses një organizatë të madhe kriminale, duke dënuar me burg 17 trafikantë droge dhe konfiskim të pasurive prej 5 milion €. Shpresojmë të shohim që SPAK të japë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

DËNIMET NGA GJKKO

Xhevi Ndoka 6.8 vite burg
Mimoza Ndoka 1 vit 4 muaj burg, me kusht
Emanuel Gjura 4.8 vjet burg
Zef Lazri 8 muaj burg
Blendi Ndoka 3 vjet 6 muaj burg
Luigj Paloka 4.8 vjet burg, me kusht
Paulin Simoni 3.4 vjet burg
Vlash Gaxulli 2 vjet burg, me kusht
Genc Zeneli 2 vjet burg, me kusht
Kol Lleshi 2 vjet burg, me kusht
Marjeta Perskura 1.4 vite burg, me kusht

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...