Pyetja '1 milion' për Fatos Nanon: Sa je paguar për të prerë thonjtë e Ramës para zgjedhjeve?!

Premte, 05 February 2021 11:58

 

Pas rreth 15 vitesh tërheqje nga jeta publike dhe politike, Fatos Nano, është rikthyer mbrëmë në “Opinion” si kurrë më parë, i pozicionuar në krah të Edi Ramës.

Duke ndërhyrë hapur në këtë fushatë elektorale ish-lideri historik i Partisë Socialiste, pasi i ka dhënë një injeksion ndihme Edi Ramës, të cilin më herët e kishte quajtur ”thonj paprerë dhe trafikant ikonash”, ka ndërmarrë edhe një sulm të paprecedentë ndaj kundërshtarëve të Rilindjes.

LEXO EDHE:
VIDEO/ 'Shqipëria fiton': Mehmeti shpjegon në pak sekonda Programin e PD për Arsimin
Nano e pikturoi Edi Ramën si një politikan kalibri dhe të pastër, duke këmbëngulur se akuzat ndaj tij për korrupsion nuk janë të sakta.

Shumëkush që e dëgjoi mbrëmë këtë Nano elektoral të transformuar, pasi tejkaloi habinë, shtroi pyetjen `1 milionëshe`: Sa është paguar për këtë shërbim?!

Gjatë dhe pas intervistës, rrjeti shpërtheu me këtë pyetje retorike. Kështu disa shkruanin, se jeta në kryeqytetin e Austrisë ku ka rezidencën prej kohësh ish-kryeministri socialist është shtrenjtuar dhe duhen para të tjera. Të tjerë e lidhin këtë dalje me lejen e ndërtimit që ka marrë bashkëshortja e Nanos në Frakë prapa TEG, për ndërtimin e një fshati turistik, etj,etj.

Në të njëjtën linjë ishte edhe gazetari Ismet Drishti në faqen e tij në FB, duke kërkuar të gjejë se sa, ose me se është paguar Nano nga Rama për këtë shërbim flagrant.
“Pashë hatrin e zotit, sa do jetë paguar Fatos NATO, që të vijë tani para zgjedhjeve e të presë thonjtë e paprerë të Edi Ramës, në Opinion te Fevziu?”, interesohet me ironi Ismet Drishti

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...