Kryemadhi: Me të rinjtë e Vlorës s’na bashkon flamuri politik, por sfidat për të ardhmen e qytetit

Saturday, 06 February 2021 11:17

 


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinj në qytetin e Vlorës, ndërsa nuk i kurseu kritikat për qeverinë ‘Rama’.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se të rinjtë e Vlorës me LSI-në nuk i bashkon flamuri politik por sfidat për të ardhmen e këtij qyteti.

 

“Unë në fakt e thashë që e ndjej veten shumë të privilegjuar dhe në shumicën e kohës ne Vlorën e kemi parë si një kështjellë maskiliste, të uzurpuar dhe nuk e kemi parë asnjëherë që ajo Vlora e ashpër ka brenda një inteligjencë të jashtëzakonshme dhe ka dhe bukurinë shpirtërore. Ato shkrepat që janë ne mes të detit janë elementë të cilët krijojnë një atmosferë ku ndërthuret e bukura me të fortën por përveç kësaj ndërthuret dhe motivimi për të ndryshuar. Janë gjëra të cilat ne na kanë vendosur të gjithëve bashkë. Jo vetëm ne këtu që jemi por dhe gjithë këta të rinj që janë sot të cilët nuk na bashkon flamuri politik më shumë sesa na bashkojnë sfidat për të ardhmen e të rinjve shqiptarë, të rinj të Vlorës.

Unë jam e bindur që jo vetëm në Vlorë por në të gjithë Shqipërinë shqiptarët janë më të varfër se ç’kanë qenë 4 vite më parë, paguajnë më shumë taksa se ç’paguanin 4 vite më parë, mbyllen më shumë biznese se ç’kanë qenë 4 vite më parë. Ndërkohë qe edhe mundësia e punësimit për të rinjtë dhe për të rejat çdo ditë dhe më shumë tkurret kur ndërkohë secili prej atyre që ka arritur diçka me forcën e vetë kërkon të largohet nga Shqipëria sepse hapësirat janë të pamundura. Sot në Vlorë jam e bindur që është shumë e vështirtë për të gjetur mjekë dhe infermierë sepse të gjithë po ikin drejt Gjermanisë. Ndërkohë që dëgjojmë vetëm batuta dhe barcaleta kur nuk ka një program, nuk ka një vizion, nuk ka një ide, nuk konkurrojnë dot me programin, nuk konkurrojnë dot me ide. Dhe ajo që është një nga pikat tona më të forta ne si LSI jo vetëm që mbajmë fjalën por iu qëndrojmë premtimeve tona. Unë do doja t’ja jepja fjalën zyshës e cila ka pranuar të jetë në listën e LSI për të marrë përsipër përgjegjësi. Është një sfidë shumë e madhe për një vajzë, për një grua dhe për një intelektuale. Unë kam një lloj energjie pozitive sepse për gratë sot është shumë e vështirë të përfshihesh në politikë. Gresi si ekonomiste do t’i japi një vizion ndryshe asaj që ne kemi diskutuar. Kemi diskutuar dhe disa plane të zhvillimit ekonomik dhe për Vlorën dhe turizmin. Jam e bindur që me të gjithë të rinjtë dhe të rejat e LSI por dhe të gjithë ata studentë, pedagogë dhe profesionistë të rinj do të krijojmë një Vlorë tjetër që do të jetë shtëpia e vlonjateve.”, tha Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...