“Sa herë dështon shpall ndërtimet imagjinare të porteve dhe aeroporteve”, Tabaku i përgjigjet Ramës: Plani i vetëm i tij është sulmi ndaj opozitës

Saturday, 06 February 2021 12:26

 


“Rama nuk ka nje bilanc te qeverisjes, pas 8 vite deshtimesh ai ka dalë nëpër Shqipëri duke sulmuar opozitën. Sepse ky është dhe plani i vetëm që ka. Sa herë dështon Rama shpall ndërtimet imagjjnare të porteve dhe aeroporteve”.

Kështu deklaron ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku teksa i përgjigjet sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj programit ekonomik të PD.

 

Tabaku thekson se pas çdo dështimi Rama nis të sulmojë planin e PD. “Ndërkohë angazhimet tona janë konkrete dhe të realizueshme. Ne do t’i ofrojmë 650.000 pensionistëve jo më lëmoshën Rama, por një pension dinjitoz dhe mbi të gjitha një rritje të pensioneve çdo vit minimalisht 5%. Do t’i rrisim pagat për arsimin me 60% dhe nga kjo politikë do të preken së paku 36 mijë arsimtarë. Do të rrisim pagat e 4500 mjekëve në 1200 euro ndërkohë që pagat e 14 mijë infermierëve do t’i çojmë në 700 euro”, shkruan Tabaku.

Ajo deklaron më tej se “ne jemi angazhuar se do të marrim vendime të vështira dhe do të zhbëjmë abuzimet 8-vjeçare korruptive me kosto për buxhetin e shtetit. Janë milionat e eurove korruptive që gjenden në buxhet dhe keqpërdoren nga qeveria”.

 

“Shqipëria Fiton kur shqiptarët jetojnë më mirë, kur buxheti i shtetit nuk vidhet. Edi Rama humbet kur praktikat korruptive që i kushtojnë shqiptarëve 7.2 mld euro do t’i rikthehet familjeve të shqiptarëve. Prandaj në 25 prill shqiptarët do të votojnë për një Shqipëri që Fiton”, deklaron Tabaku

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...