Gazment Bardhi nga Elbasani: Njerëzit duan ndryshim. Ka ardhur koha për t’u ndarë nga politika që premton dhe harron

Saturday, 06 February 2021 19:09

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi është takuar me qytetarë në Elbasan, ku ka deklaruar se PD vjen para tyre me program, me zgjidhje, me plan konkret për hallet e tyre.

Sipas Bardhit, njerëzit duan ndryshim, jo më politikës që premton dhe harron.

 

“Ka ardhur koha për t’u ndarë nga politika që premton dhe harron. Që premton dhe u kthen kurrizin njerëzve, e kujtohet për ta vetëm kur vijnë zgjedhjet.
PD vjen para qytetarëve me program, me zgjidhje, me plan konkret për hallet e tyre. Jam i kënaqur pa masë që diferencat mes nesh janë të qarta kudo. Ne angazhohemi për punët dhe shërbimet që do ofrojmë. Do kem kurajon të jap llogari cdo ditë para qytetarëve për fjalën që them sot. Asnjë mrekulli nuk premtojmë, po vemendje, përkushtim dhe se buxheti e paratë e shqiptarëve s’do të shkojnë më për 10 miq të qeverisë, po për bujqësinë, për arsimin, për familjet shqiptare. Kudo në Qarkun e Elbasanit, njerëzit mezi presin të firmosin ndryshimin. Janë shumë të lodhur nga mashtrimet, nga arroganca, nga lojërat e pehlivanëve që kanë ardhur këtu, kanë marrë pushtet e kanë menduar vetëm për veten e tyre. Elbasani fiton. Shqiperia fiton. 🇦🇱✌️”, deklaron Bardhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...