Mesazhi i Metës pas vizitës në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës: Çdo përpjekje për zgjidhjen e çështjes së pronave të komuniteteve fetare

Hënë, 08 February 2021 18:30

 

Presidenti Ilir Meta në kuadër të një vizite pune në qytetin e Korçës, është ndalur për një takim në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës, ku u prit përzemërsisht nga Mitropoliti Imzot Joan Pelushi, si dhe klerikë të tjerë drejtues të bashkësisë ortodokse.

Meta e falënderoi Imzot Joanin, për të gjithë kontributin dhe ndihmën e vyer që Kisha Ortodokse Shqiptare ka dhënë për njerëzit në nevojë në Qarkun e Korçës, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19, duke u ardhur në ndihmë të njerëzve më në nevojë edhe nëpërmjet mencës “Shërbesa e Dashurisë”.

 

Kreu i shtetit përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shprehur vlerësime dhe mirënjohje për mikpritjen nga ana e Imzot Joan Pelushit.

“Një takim i përzemërt në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës, me Mitropolit Imzot Joan Pelushi.
E falenderova për të gjithë kontributin dhe ndihmën e vyer, që Kisha Ortodokse Shqiptare ka dhënë ndër vite për njerëzit në nevojë në Qarkun e Korçës, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19 edhe nëpërmjet ofrimit të vaktit ushqimor për të varfrit në “Mencën e Dashurisë”. Ndamë bindjen se shteti duhet të tregojë më shumë vëmendje, përkujdesje dhe përgjegjësi ndaj më të pamundurve. Mirënjohje të gjithë udhëheqësve tanë të mençur fetarë, për kontributin e vyer në forcimin e harmonisë sonë të mrekullueshme ndërfetare dhe për ndihmesën që japin për edukimin e të rinjve me vlerat më të mira hyjnore, njerëzore, shoqërore dhe kombëtare. Pengesë kryesore e moskthimit të pronave për komunitetet fetare është korrupsioni. Është një mëkat i dyfishtë, që kjo çështje që duhet të ishte zgjidhur prej kohësh, zvarritet për këtë arsye. 🇦🇱”, shkruan Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...