Manastirliu lëvdon 'progresin', Tabaku kap mashtrimin: Kur sajon si ta kërkon Shefi!

Tuesday, 09 February 2021 14:33

-

Jorida Tabaku nga selia e PD-së e ka përgënjeshtruar brenda pak minutash Ogerta Manastirliun, Ministren e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale, që doli përpara medias sot bashkë me Kryeministrin për të nxjerrë në pah “progresin në shëndetësi”.

Tabaku ka kapur njerin prej grafikëve që shpalosi ministrja dhe tha: “ Kur përpiqesh të gënjesh dhe i sajon numrat si t’i kërkon shefi!”

Po ku qëndron mashtrimi i ministres së qeverisë së Ramës?

 

Tabaku shpjegoi: “Me një grafik 3D me qëllim keqinformimin e publikut, qeveria dhe Rama po na tregon se shqiptarët janë më mirë! Kështu për të mbuluar dështimin dhe mungesën e rezultateve konrekte prodhojnë grafikë manipulues plot gabime aritmetike. Ky grafik i paraqitur sot nga zyra e propagandës në Kryeministri na tregon se rritja është 14%.

 

Megjithëse edhe një nxënës në shkollën 9 vjeçare e kupton se me një zbritje dhe pjesëtim të thjeshtë rritja është thuajse 3%, pra 4 herë më pak se sa gënjeshtra Rama.

Natyrisht, Rama vazhdon të gënjejë publikisht pa pasur nevojë të mbajë maskë pasi ka 8 vjet që i është futur shqiptarëve në trup si një virus i dëmshëm. Por, shqiptarët në 25 prill do të vaksinojnë një herë e mirë Shqipërinë për të shpëtuar nga Ramavirusi. Programi ynë i shëndetsisë ofron një shërbim që shkon tek qytetarët”, ka përfunduar ish-deputetja demokrate

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...