“Rama është e shkuara”, Basha: Iu fsheh shqiptarëve të vërtetën për pandeminë, qytetarët do kenë një kryeministër që kujdeset për ta

Tuesday, 09 February 2021 14:41

 


Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, duke folur për pandeminë e koronavirusit, deklaroi se situata është shumë e rëndë.

Basha theksoi se për gjendjen nga Covid-19 ka vetëm një fajtor, e ai është Edi Rama. Lideri opozitar nënvizoi se shumica e shqiptarëve nuk e do më Ramën, prandaj ai është e shkuara.

 

Më tej, Basha deklaroi se shqiptarët do të kenë një kryeministër, që do të tregojë përgjegjshmëri dhe do të dërgojë paratë e shqiptarëve në xhepat e tyre e jo në xhepat e pak njerëzve.

“Ka një njeri përgjegjës pse situata ka shkuar këtu. Pozitiviteti në testime është në nivele rekord. Rama ka ndjekur një filozofi, që të fshehë të vërtetën. E vërteta nuk fshihet me propagandë.

 

Rama për shumicën dërrmuese të shqiptarëve është e shkuara. Shqiptarët do kenë një kryeministër, që paratë e tyre do të shkojnë tek ta, nuk do kenë kryeministrin si gogol, që gënjen e shpik. Pas 8 vitesh dështime, do të gënjejë”, tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...