Meta kujton Bilal Golemin në ditën e lindjes: Një prej korifenjve të shkencës shqiptare, themelues i mjekësisë veterinare

Tuesday, 09 February 2021 15:57

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar në ditën e lindjes mikrobiologun e shquar Bilal Golemi, themelues i mjekësisë veterinare, i përzgjedhur në vitet ’50 nga Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë si një prej ekspertëve më të vyer të saj.

Meta shkruan se edhe pse i ndarë nga jeta në moshë të re, kontributi dhe vepra e Bilal Golemit, kanë zënë vendin e merituar në panteonin e vlerave të shkencës shqiptare, duke mbetur një model frymëzues për gjeneratat e reja.

 

MESAZHI I PRESIDENTIT META
Në ditën e tij të lindjes, nderojmë sot kujtimin e një prej korifejve të shkencës shqiptare me dimensione ndërkombëtare, mikrobiologun e shquar, Bilal Golemi.
Një nga etërit themelues të mjekësisë sonë veterinare, ai ishte i pari që hapi laboratorin bakterologjik dhe hartoi ligjin mbi shërbimin veterinar, që falë ideve progresive dhe një veprimtarie të jashtëzakonshme shkencore, do të përzgjidhej në vitet ’50 nga Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë, si një prej ekspertëve më të vyer të saj.
Edhe pse i ndarë nga jeta në moshë të re, kontributi dhe vepra e Bilal Golemit, kanë zënë vendin e merituar në panteonin e vlerave të shkencës shqiptare, duke mbetur një model frymëzues për gjeneratat e reja.
Në këto kohë plot sfida për mjekësinë, i nxis të rinjtë shqiptarë të fokusohen te shkencat e aplikuara si veterinaria dhe mikrobiologjia, që garantojnë vende të sigurta pune dhe karrierë të suksesshme

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...